Kėshilli i Bashkėsisė Islame - Prishtinė
Bashkėsia Islame e Republikės sė Kosovės
Pse katėr medhhebet?

© Kėshilli i Bashkėsisė Islame - Prishtinė 2009-2012. Tė gjitha ė drejtat tė rezervuara ®
Dėgjo
    Kur'an
        online
Lexo
Kur'an online

PDF

Nė Gjuhėn Shqipe
Hytbeja e Javės ''Falja e namazit tė natės''
Autor: Jusuf el Kardavi

Ende  jemi nė viligje tė robėrve tė Allahut, me kėtė  prezentim Kuranor tė cilin e  pėrshkroi Allahu xh.sh pėr robėrit e tij, nė mėnyrė qė tė na paraqes neve shembuj tė pranuar dhe objektiv tė Tij.

Thotė Zoti i Madhėrishėm:
E robėrit e Allahut janė ata qė ecin nėpėr tokė qetė, e kur atyre u drejtohen me fjalė injorantėt, ata thonė: paqe. Dhe qė pėr hirė tė Zotit tė tyre natėn e  kalojnė duke i bėrė sexhde dhe duke qėndruar nė kėmbė( falen). Furkan 63-64.
Zoti xh.sh na tregoi gjendjen e tyre sė pari me vetveten, gjendjen e modestisė e jo mburrjes dhe mendjemadhėisė, qė ecin nė tokė ngadalė.
Pastaj na tregoi sjelljen e tyre ndaj njerėzve, e qė ishte shmangia e tyre nga mendjelehtėt,  e kur atyre u flasin injorantėt ata u thonė -Paqe.
Ndėrkaq nė vazhdim Allahu xh sh na tregon sjelljen e tyre me Zotin e tyre., e kjo sjellje zbardhet nė pikė tė natės, kur arrin nata kulmin e saj, kur njerėzit tė shtrihen nė shtretėrit e tyre pėr tė pushuar, sellja e tyre me Zotin ėshtė kėsisoji:
" Dhe qė pėr hir tė Zotit tė tyre natėn e kalojnė duke i bėrė sexhde dhe duke qėndruar nė kėmbė(duke u falur).
Kur shokėt e ngushtė flejnė, kur njerėzit janė nė gjumė tė thellė, apo e kalojnė natėn nė hare dhe gazmende, atėherė ata  robėr: natėn e kalojnė nė sexhde dhe duke qėndruar nė kėmbė"
Ata e kalojnė natėn e tyre me sexhde dhe duke qėndruar nė kėmbė, e kjo ėshtė forma e hapur e namazit, - sexhdeja dhe qėndrimi nė kėmbė- 
"Robi mė afėr Allahut ėshtė duke qenė ai nė sexhde, ndaj bėni dua shumė duke qenė nė sexhde"( nė namaze nafile- sh, i pėrkthy).  Muslimi, Ebu Davudi, Nesaiu .
Ata cilėsohen me sexhde sepse e vendosin ballin e tyre nė tokė pėr hirė tė Allahut xh.sh., Ky ball i cili u lartėsua kėsisoji, nuk i pėrkulet asnjė krijese, por i pėrkulet vetėm Allahut xh.sh, duke u pėrkulur, duke qėndruar nė sexhde,  me njė drojte dhe frike, i etur pėr mėshirėn e Tij.
-Dhe pėr hir tė Zotit tė tyre bėjnė sexhde dhe qėndrojnė nė kėmbė( falin namaz),  Ata pra janė nė mes tė sexhdes dhe qėndrimit nė kėmbė. Qėndrojnė nė kėmbė  duke kėnduar librin e Allahut, Kuranin, e lusin Atė pėr mėshirė, dhe kėrkojnė prej Tij shpėtim nga zjarri. Ata e bėjėn kėtė gjė, jo pėr ta kėnaqur dikė,e as pėr lavdatė apo autoritet, por e bėjnė thjeshtė vetėm pėr Allahun xh.sh.
Ata e kalojnė natėn nė namaz pėr Allahun, kėrkojnė mėshirėn e Tij, i frikohen dėnimit tė tij.  Dhe e vėrtet ėshtė ajo qė Allahu xh sh  nė  pėrshkrimin e  shembujve tė ngjashėm me kėta robėr  thotė:
"( A jobesimtari e ka gjendjen mė tė mirė ) Apo ai qė kohėn e natės e kalon nė adhurim, duke bėrė sexhde, duke qėndruar nė kėmbė, i ruhet dėnimit tė botės tjetėr dhe shpreson nė mėshirėn e Zotit tė vet? Thuaj: A janė tė barabartė ata qė dinė dhe  ata qė nuk dinė. Po, vetėm tė zotėt e mendjes marrin mėsim. : Zumer 9.
Kjo ėshtė dituria, dituri pėrmes sė cilės Zoti  iu pėrgatit shpėrblimin me xhenet  robėrve tė devotshėm nė botėn tjetėr, dhe atė qė ua pėrgatiti tė tjerėve prej dėnimit tė dhembshėm.
Frikohet robi pėr gjendjen e tij nė botėn tjetėr dhe kėrkon mėshirėn e Zotit tė tij,  Dikush prej tė parėve e kishte njė djalė, i cili u shėrbente atyre. Ky djalosh falej natėn, kur njė herė zotriu i tij i tha: Vėrtet namazi yt qė po e bėnė natėn po ndikon nė punėn tėnde ditėn . Djaloshi tha:  Cfarė tė bėjė: Unė sa herė e kujtoj xhenetin, me kap malli pėr tė, e kur  e kujtoj xhehenemin mė kap frika. E si tė flej unė nė mes frikės qė mė shqetėson dhe mallėngjimit qė mė pikėllon. 
Kėta janė ata tė cilėt i largojnė trupat e tyre prej shtratit duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa, 
"…dhe nga ajo qė Ne u kemi dhėnėn atyre, ata japin.: Sexhde 16.
Edhe pse shtrati ėshtė i nxehtė dhe i qetė, ata e lėnė atė pėr hirė tė Allahut xh sh.
Transmeton Imam Ahmeti nga Ibn Mesudi nga Pejgamberi a.s. qė tė ketė thėnė:
Zoti xh sh cuditet prej dy personave: Prej njeriut i cili e braktisė shtratin, mbulojėn , ndejen me familjen  dhe  gruan e tij pėr tė falur namaz; Allahu xh sh lidhur me kėtė thotė: Shikone robin tim i cili e braktisi familjen e tij, shtratin pėr tė falur namaz, duke e dėshiruar kėnaqėsinė  dhe mėshirėn Time. Dhe ndaj njeriut qė lufton pėr hirė tė Allahut xh sh., i cili i sheh shokėt e tij tė mundur nė luftė, e ai e di se cfarė e pr?t nėse kthehet prap nė luftė, dhe cfarė dėnimi e pr?t nėse ik,. Dhe mė pas kthehet  e lufton derisa vdes. E Zoti xh sh thotė: Shikone robin tim qė u kthye duke dėshiruar shpėrblimin dhe mėshirėn time derisa vdiq"
Frika dhe lakmia, dėshira dhe droja, Dėshira nė atė qė posedon Allahu prej shpėrblimeve, e  droja nga ajo qė ka Allahu prej dėnimit, ėshtė pikėrisht shkaku qė e bėri robin ta braktis shtratin e nxehtė dhe tė mirė pėr hir tė Allahut xh sh. 
Ndėrkaq personi tjetėr, i cili luftoi pėr hirė tė Allahut xh sh. dhe kur i humbi shokėt e tij nė luftė,dhe i kuptoi pasojat e kthimit dhe ikjes, u kthy prap nė luftė dhe luftoi derisa ra dėshmor, Allahu cuditet dhe krenohet me tė para Melaikeve.
Cdo njėri prej tyre ėshtė muxhahid, ėshtė sakrifikues. I pari sakrifikoi veten e tij derisa e derdhi gjakun e tij pėr hirė tė knaqėsisė sė Allahut. Kurse i dyti sakrifikoi gjumin dhe u ngrit pėr tė bėrė namaz pėr hir tė kėnaqėsisė sė Allahut xh sh.
Zoti xh sh i cilėsoi tė devotshmit me kėto fjalė: 
" Vėrtet tė devotshmit janė nė kopshte dhe burime. Tė kėnaqur se kanė shtėnė nė dorė atė qė u dha Zoti i tyre, ata edhe mė parė ( Dynja) ishin mirėbėrės. Ata qenė tė cilėt pak flinin natėn. Dhe nė syfyr, ata kėrkonin falje pėr mėkate. Edharijat 15-18."
E pakėsuan, sakrifikuan gjumin e tyre gjatė natės, e nė fund tė natės kėrkojnė falje pėr mėkatet e tyre. Ata e ndjenjė mangėsinė nė veten e tyre pėrkundėr namazit dhe adhurimit tė tyre pėrgjatė natės. E ndiejnė se janė tė mangėt pranė Allahut , nuk i kanė kryer obligimet ndaj Tij, ndaj edhe kėrkojnė falje prej Tij.
Disa prej tė parėve tanė-selefėve- kanė falur namaz natėn, e kur ka ardhė syfyri kanė thėnė: O Zot dikush sikur unė turpėrohet tė kėrkojė prej Teje xhenetin, ndaj kėrkoj prej teje qė me rahmetin tėnd tė mė shpėtosh nga zjarri.
Ai  mendon se nuk e meriton qė tė kėrkoj xhenetin, ndaj i mjafton qė tė kėrkoj shpėtim nga zjarri.
Kėta janė ata tė cilėt jetojnė nė mes frikės dhe lakmisė, Frikės nga dėnimi i Allahut dhe lakmisė nė shpėrblimin e tij, derisa ti drejtojnė kėmbėt e tyre nė namaz duke e lutur atė me fjalėt:
Mbajtja e syve hapur gjatė natės pėrveq pėr hirėn tėnde eshte e pavlerė,
Ndėrkaq tė qajturit e tyre pėrveq humbjes tėnde ėshtė i kotė.
Kur vdic Xhunejdi r.a. I cili ishte Njėri prej zotėrinjėve tė sufive pėr kohėn  etij dhe hoxha i  edukuesve shpirtėrorė, disa prej shokėve tė tij e pane atė nė ėndėrr dhe e pyeten pėr gjendjen e tij, e ai iu pėrgjigj atyre.
Kanė shkuar tė gjitha shenjat, tė gjitha shprehjet, humbėn tė gjitha njohuritė, u zhdukėn tė gjitha planifikimet, pėrveq rekateve tė cilat i kemi falur nė mes tė natės.
Poeti ibn Rrumi i ka pėrshkruar kėta namazli, tė cilėt bejnė istigfarė nė syfyr, nė njė poezi  tė tij me njė pėrshkrim mahnitės ku thotė:
I largojnė trupat e tyre nga shtretėrit e shtrire,
Secili prej tyre i friksuar, duke kėrkuar shpėtim  dhe prej lakmisė duke kėrkuar xhenetin.
E braktisėn gjumin e kėndshėm, dhe e larguan atė nga sytė e tyre
Dhe i numruan yjet e qiellit tė errėt duke dalė njė nga njė
Sikur ti shihje si ata  lėkundeshin me gishta…
…..           ,,,,,                    ….                …..
Kėta janė ata tė cilėt i largojnė trupat e tyre nga shtrati, e nata ėshtė e njerėzve , e cila sjell gjendje dhe kategori.
Ka persona tė cilėt e kalojnė natėn nė adhurim ndaj Allahut, e ka tė atillė qė e kalojnė atė duke fjtur deri nė sabah, e disa rrinė zgjuar tėrė natėn. Por vallė, pėrse i mbajnė qepallat e syrit qelė tėrė natėn?  Dhe nė cfarė gjendje jetojnė ata?
Ekzistojnė gjithashtu njerėz qė e kalojnė natėn tė zhytur nė epshe dhe gjėra tė urrejtura, duke bėrė vepra tė ndaluara-haram, duke mos pasur frikė nga Krijuesi dhe duke mos u turpėruar nga njerėzit. Dikush e kalon natėn duke bėrė krim, duke thurur intriga, duke i dėmtuar njerėzit. E dikujt  nuk i intereson asgjė tjetėr pėrvec ushqimit, pijes dhe gjumit. Dita e tij ėshtė vetem ushqim dhe pije, ndėrkaq  nata shtrirje dhe gjumė, Ashtu siq ka thėnė poeti:
Kjo botė ėshtė ushqim pije dhe gjumė, e
nėse ndonjėra prej tyre tė ikėn, atėherė lamtumirė i qoftė asaj..
Kėto janė disa kategori njerėzish tė cilėt e kalojnė kohėn e tyre natėn, ndėrkaq nata e robėrve tė Zotit ėshtė ndryshe, ata e kalojnė atė nė sexhde dhe duke bėrė namaz nė kėmbė.
Sic e pėrshkruan Aishja r.a.,  Pejgamberi a.s. ka falur namaz natėn derisa ju kanė enjur kėmbėt,  ndėrkaq ajo kur e ka parė nė atė gjendje i ka thėnė:
Pėrse po vepron kėshtu  kur Allahu ti ka falur mėkatėt e tashme dhe tė kaluara. E ai Tha: A nuk duhet  tė jem rob falėnderues?. Buhari, Muslimi, 
Njė ditė hyri te Aishja r.a. Abid ibn Umejr dhe Ata ibn ebi Rebah dhe e pyetėn: Na trego gjėnė mė tė cuditshme qė e ke parė tė vepronte Muhamedi a.s. Ajo heshti njė moment pastaj u pėrgjigj:
Njė  natė prej netėve ai tha: Oj Aishe mė pėrgatit qė ta adhuroj sonte Zotin tim, I Thashė: Pėr Allahun unė dua tė jem afėr teje , dhe e dua atė qė tė gėzon ty. Ai u ngrit u pastrua, dhe pastaj filloj te falej, Filloi tė qaj derisa e lagu prehėrin e tij, pastaj ishte ulur dhe qajti prapė derisa iu lag mjekrra e tij, e pataj qajti prap derisa e lagu tokėn. Bilali erdhi pastaj  pėr tė marrė leje pėr thirrjen e ezanit e kur e pa atė duke qarė tha: O i dėrguar i Allahut, Po qan kur Allahu ti ka falė mėkatet e kaluara dhe tė tashme? Ai tha:  Po,  por a nuk duhet tė jem rob falėnderues. Atij, Pejgamberit a.s. i zbriti atė natė njė ajet, qė mjer pėr atė qė e lexon e nuk e analizon atė qė ėshtė nė tė: Vėrtet nė krijimin qiejve dhe tė tokės.. deri ne fund 1. Ali Imran- 190.
Transmeton Ibn Habani ne sahihun e tij,
Kėshtu e kalonte natėn i Dėrguari a.s. dhe kėshtu ishin shokėt e tij. Ata i shtrėngonin rrobat  e tyre, mundoheshin ta kalojnė tėrė natėn me namaz, sepse kishte prej tyre qė nuk i mjaftonte gjysma e natės apo 2 tė tretat e natės, por dėshironte qė tė bėjė namaz tėrė natėn. Ndėrkaq Pejgamberi a.s. orvatej ti kthente ata nė mesatare, nė mėnyrė qė tė vazhdojnė nė tė. 
Ndaj " Punėt mė tė dashura tė Allahu janė atė tė vazhdueshmet edhe nėse janė tė pakta: Mutefikun alejhi..
Malli i tyre ishte i madh, meraku i tyre ishte I  lartė, ndaj nuk pėrkufizoheshin vetėm nė farze- obligime.por dėshironin edhe namaze nafile shtesė, dhe tė shtojnė llogarinė e tyre te Zoti xh sh. Kėshtu pra ishin tė parėt e ymetit.
Hasan ibn Salih ishte prej fukahenjėve tė parė tė ymetit, ai  e shiti njė robėrėshe te njė fis. Kur arriti   pjesa e tretė e natės, ajo u zgjua dhe filloi tė thėrras, Namazi, namazi, e ata i thanė: A erdhi sabahu a?  A u zbardh dita? Ajo iu tha: A ju vetėm namazin e sabahut e falni a?  Ata thane:  Po,  ne nuk falim dic tjeter pėrvec namzeve ditore. Ajo u kthye tė zotriu i parė i saj dhe i tha: Mė shite tė nje familje qė nuk kanė shpėrblim prej namazit tė natės, Pash Allahun mė  kthe te ti !
Kėshtu pra ishin ajo shoqėri, tė gjithė pa pėrjashtim, qoftė robėr apo tė lirė, robėresha apo gra tė lira, burra dhe gra, ata kanė bėrė namaz tėrė natėn.
Ebu Hanifja ėshtė falur nė njė pjesė tė natės- jo tė tėrėn, njė ditė kaloi pranė disa njerėzve ku dikush prej tyre bėri me shenjė kah ai dhe tha : Ky ėshtė njeriu i cili falet tėrė natėn; Ebu Hanifeja e dėgjoi kėtė dhe tha me vete: Pasha Allahun unė turpėrohem prej Allahut tė cilėsohem me dic qė nuk e veproj. Kėshtu qė pas atij momenti falej tėrė natėn.  Prej tyre kishte qė falej vetėm nė njė pjesė tė natės, e kjo ėshtė mė afėr synetit dhe me lehtėsuese pėr trupin; Muhamedi a.s. ka thanė :
"Namazi mė i mirė tė Allahu ėshtė  namazi i Davudit, dhe adhėrimi mė  i mirė te Allahu ėshtė agjėrimi i Davudit, sepse ai ka fjetur gjysmėn e natės, ka falė namaz nė njė tė tretėn e tij, dhe prap ka fjetur nė njė tė gjashtėn e natės." 
Transmeton Buhariu, Muslimi,Ebu Davudi, Nesaiu, Ibn Maxheh,  nga Abdullah ibn Amr ibn Asi.r.a.
D.m.th ka fjetur  pjesėn e fundit tė natės derisa zgjohej me aktivitet.  
Ata ishin tė kujdesur ndaj mesit tė natės ashtu siq erdhi nė hadith: 
Namazi mė i vlefshėm  pas namazeve obligative ėshtė namazi nė mes tė natės.
Muslimi, Taberaniu.
Ėshtė cekur nė hadith se  :Allahu xh sh  zbret  te robėrit e tij  dhe iu shfaqet atyre nė pjesėn e tretė tė natės dhe i thėrret ata: A ka ndonjė lutės e ti pėrgjigjem atij, a ka ndonjė qė kėrkon fajle tė mekateve e t'ia fali atij, a ka qė kėrkon dic e ti jap atij A ka kėshtu e kėshtu  dhe vazhdon kjo deri nė mėngjes. "  Tergib ve terhib 1/476-477 nr- 924.
Kėto momente  janė orėt e syfyrit, apo orėt  e shfaqjes
"Zoti mė afėr robit  ėshtė nė pjesėn e tretė tė natės, nėse mundesh  tė jesh prej atyre qė e pėrkujtojnė Allahun nė kėtė orė atėherė bėje atė"  Tirmidhiu.
E kush nuk ka mundėsi qė tė ketė kėtė fat, as gjysmen apo njė tė tretėn e tij, a njė tė gjashtėn, atėherė le tė kujdeset qė namazin e jacisė dhe tė sabahut  ta falė me xhemat, sepse Pejgamberi a.s. ka thėnė:  
"Kush e falė namzin e jacisė me xhemat, ėshtė sikurse me falė nafile gjysmėn e natės, dhe kush e falė namazin e sabahut me xhemat,ėshtė sikurse me falė namaz nafile tėrė natėn." Tras Maliku, Muslimi, Ebu Davudi, Ibn MAxheh nga Ibn Mesudi r.a.
E kush nuk e bėnė kėtė, apo ėshtė nė nivel mė tė ulėt se kaq, atėherė le ti falė namazet nė kohėn e tyre, e mos ta lejė namazin derisa tė lind dielli duke qenė ai fjetur. 
"Ėshtė pėrmend nė prani tė Pejgamberit a.s nje njeri qė ka fjetur tėrė natėn deri nė lindje tė diellit. Ai ka thėnė: Ai ėshtė njė njeri qė shejtani ka urinuar nė veshėt e tij." Buhariu, Muslimi etj,   
Hasani r.a.  ka thėnė: Pasha Allahun urina e tij ėshtė e rėndė.
E sa shumė njerėz ka qė veshėt e tyre i bėjnė vend tė urinės sė shejtanit.
Njerėzit e kanė crregulluar sistemin e jetės sė tyre. Mė parė njerėzit flenin herėt, dhe zgjoheshin herėt. E kur depėrtoi teknia e re, si p.sh televizioni, filmat, shfaqja e dramave televizive,  njerėzit qėndrojnė zgjuar duke i pėrcjellur ato deri nė gjysmėn e natės. Kjo ndikoi qė njerėzit  tė mos mund tė zgjohen herėt nė agim.
Namazi duhet tė bėhet sistem i jetės  sė muslimanėve, orar i fjetjes dhe i zgjuarjes sė tyre, nė mėnyrė qė tė pranojnė  herėt  nė mėngjes pastėrtinė e Allahut para se ta ndotin atė frymėmarrjet e mėkatarėve. Nė njė  hadith thuhet: 
"O Zot jepi bėgati ymetit tim nė agimin  e tyre". Trasmetojne Buh, Mus, Tirmi, Ebu Davudi. 
Buhariu r.a. transmeton se i Dėrguari a.s. ka thėnė:
Shejtani rri dhe ulet te fundi i kokės apo  te qafa e ndonjėrit prej jush - kur ai ėshtė fjetur- dhe i lidh  tri nyje. Kjdeset pėr cdonjėrėn prej tyre duke thėnė- fli se nata ėshtė e gjatė; Kur njeriu zgjohet dhe e pėrkujton Allahun- nyja e parė prishet, kur merre abdes zgjidhet nyja e dytė, e kur falet zhduket edhe nyja e tretė dhe njeriu ėshtė vital e nė formė tė mirė. Nėse nuk vepron kėshtu atėherė ai zgjohet dembel duke qenė akoma nyja e shejtanit te koka e tij,: Pėr kėtė arsye Pejgamberi a.s. ka thėnė: Prishni nyjet e shejtanit coftė edhe me dy rekate:
Pejgamberi as. dėshiron qė ne tė jemi kėshtu , aktiv, e tė mos i dorzohemi shejtanit.
Ajo gjė e cila e ndihmon njeriun tė falė namazin e natės, sic e potencon edhe Imam Gazali r.a. ėshtė edhe largimi nga ngrėnia dhe pija e  tėpert. Disa prej njerėzve tė devotshėm gjithashtu kanė thėnė: Mos hani tepėr qė tė pini tepėr,e pastaj tė fleni tepėr, e tė vuani shumė me rastin e  vdekjes.
Ajo qė ndihmon gjithashtu nė kėtė aspekt ėshtė edhe mos angazhimi i tepėrt gjatė ditės me punė e pastaj si pasoj e kėsaj tė mos mundeni tė falni namaz nafile natėn, si dhe tia ndihmoni me gjumė ditėn- kajlule- ashtu siq pėrmendet nė hadith.
Njė ditė Hasan Basriu hyri nė treg dhe i pa njerėzit se si  ishin tė angazhuar shumė nė tregėtinė e tyre. Ai u cudit prej zhurmes dhe llomotitjeve tė tyre kėshtu qė tha:  Nuk mendoj se nata e kėtyre ėshtė natė e mirė sepse keta nuk i bėjnė vetės pushim - nuk flejnė ditėn.
Mė pas,  njeriu duhet tė largohet prej haramit, tė largohet prej mėkateve . Lidhur me kėtė Sufjan  Ethevrij ka thėnė: Jam penguar pesė muaj nga  namazi i natės pėr shkak  tė njė mėkati qė kam bėrė, ėshtė pyetur : Cfarė mėkati ke bėrė: tha: E kam parė njė njeri duke qarė, dhe vet me vete kam thėnė: Kjo ėshtė vetėm sa pėr sy tė njerėzve.
Njė njeri i tha Hasanit r.a.: O Eba Seid, unė flej i shėndoshė dhe dėshiroj tė fali namaz nafile, pėrgatitem dhe pastrohem  por pėr cudi nuk mund tė falem: Ai tha: Noshta ke ndonjė mėkat qė tė pengon nga ajo.  Ndaj njeriu musliman qė dėshiron tu gjasoj kėtyre. 
E ju ngjasohuni  atyre, e nėse nuk mund tė jeni si ata,   
atėherė  tu pėrngjash burrave ėshtė shpėtim.
Ai duhet tė kujtoj ahiretit, ta kujtoj vdekjen dhe atė qė vjen pas saj, disa i thonin vetes para se tė binin pėr tė fjetur:
O ti qė rri shtrirė shumė dhe je i hutuar,  - dije se gjumi i shumėt tė bėnė tė vajtosh.
Ta dish se kur tė zbritėsh nė varr, shtrirja do tė zgjatė shumė pas vdekjes.
Ai duhet ta kujtoj Xhenetin dhe zjarrin. Tavusi ka thėnė: 
Pėrkujtimi i xhehenemit e humb gjumin nga sytė e atyrė qė bėjnė  ibadet. 
Njeriu duhet tė ketė kujdes ndaj botės tjetėr dhe tė kėkoj mėshirėn e Zotit. Lidhur mė kėtė Pejgamberi a.s ka thėnė : 
Faleni namazin e natės sepse ajo ėshtė rruga e tė devotshmėve para juve, ėshtė afėrsi te Zoti i juaj, shlyerje e mėkateve, dhe ndalim prej gjynaheve." Tirmidhiu Ibn ebi Dunja, Hakimi etj,
Namazi i natės fillon pas namazit tė jacisė e deri nė namaz tė sabaut. Ti mund tė kesh fat nė kėtė kohė, nėse nuk mund tė zgjohesh para sabahut, atėherė falu pas jacisė.
Falė nga  dy rekatė sa tė mundesh, apo katėr, gjashtė , dhjetė, dymbdhjetė dhe pėrfundoje namazin e natės me vitėr, sepse namazi i fundit i natės ėshtė dėshmitar.
Njeriu duhet tė pėrfitoj prej natės, nė kėtė kohė kur Allahu me mėshirėn e tij u shfaqet robėrve tė tij, ai duhet tė mos e humb kėtė mundėsi apo fat prej natės, e nėse nuk ka fat gjatė natės atėherė tė veprojė sikur qė ka thėnė Sufjan Etheuriju: 
"Nesė nuk ke mundėsi tė falesh gjatė natės, atėherė mos i bėj mėkat Zotit tėnd gjatė ditės"
Kjo konsiderohet grada mė e ulėt.
Gjėja mė e vogel qė kėrkohet prej teje ėshtė falja e namazeve obligative.
Allahu i cilėsoi robėrit e tij me.
" tė cilėt gjatė natės bien nė sexhde dhe qėndrojnė nė kėmbė duke u falur:, nuk i cilėsoi ata duke thėnė se ata i falin namazet obligative, sepse kjo ėshtė kategori tjeter prej tyre, sepse ata janė nė njė shkallė mė tė lartė.
Pejgamberi a.s. e pėrkujtoi xhenetin dhe tha: Nė xhenet ekziston njė dhomė qė shihet pjesa e jashtme nga brenda dhe anasjelltas. Ebu Malik Eshariu tha: Pėr kė ėshtė pėrgatitur ajo: Ai tha: Pėr fjalėmirin, atė qė jep ushqim, dhe atė qė falet kur njerėzit janė duke fjetur. "  Taberaniu, Hakimi, Dhehebiu
Ka thėnė Abdullah ibn Selami: Sapo erdhi Pejgamberi a.s. nė Medinė, njerėzit shpejtuan te ai, e unė isha njėri prej tyre, Kur e analizova  mirė fytyren e tij e dita se  ai nuk ka fytyrė gėnjeshtari. Prej fjalėve tė para tė tij qė kam dėgjuar ishin kėto:
"O ju njerėz pėrhapeni selamin, jepni ushqim, mbani lidhjet farefisnore, faluni natėn kur njerėzit janė duke fjetur, do tė hyni nė xhenet me paqe:
Imam Ahmedi, tirmidhiu, Ibn Maxheh, DArimi, Hakimi, Dhehebiu. 
E lusim Allahun qė tė na bėjė prej tyre, Ai ėshtė afėr nesh dhe na dėgjon, .......


Hytbeja e Dytė:

Thotė Pejgamberi a.s.: Kush zgjohet natėn dhe e zgjon familjen tij e sė bashku, i falin dy rekate, ata shkruhen nė mesin a atyre qė e pėrkujtojnė Allahun shumė prej burrave dhe grave.  Ebu Davudi, Ibn Maxheh, Ibn Habani, Hakimi, etj.
Gjithashtu ka thėnė: " Allahu e mėshiroftė  njė njeri  qė zgjohet natėn dhe falet, pastaj e zgjon gruan e tij, e nėse ajo pėrton, atėherė e stėrpikė atė me ujė nė fytyrė. Dhe Allahu e mėshiroftė njė grua qė  zgjohet natėn dhe falet, e pastaj e zgjon burrin e saj, e nėse ai pėrton e stėrpikė atė me ujė nė fėtyrėn e tij" 
Ebu Davudi, Nesaiu, Ibn Maxheh, Ibn Huzejme, Ibn HAbani, Hakimi, Dhehebiu. 
E nuk ka dyshim se kjo stėrpikje e lehtė i takon frymės sė humorit, sepse si e tillė i takon natyrės sė marrėveshjes nė mes atyre  dyve. Kjo sepse ata janė takord nė nėnshtrueshmėrinė ndaj Allahut xh.sh. duke mos dėshiruar  qė  vetėm njėri tė fitoj shpėrblim pa tjetrin .
Kjo ėshtė familje mslimane, familje qė jeton nė hijen e Mėshiruesit, nė kėnaqėsinė e Allahut xh sh. Cdonjėri prej tyre e ndihmon tjetrin nė devotshmėri ndaj Allahut dhe kėnaqėsisė sė tij. Sa grua e mirė ėshtė ajo qė e ndihmon bashkėshortin e saj nė fenė e tij,e sa burrė i mirė  ėshtė ai qė e ndihmon gruan e tij nė ibadet apo nėnshtrueshmėri ndaj Allahut.
Ku ėshtė kjo nė krahasim me atė qė shohin sot prej familjeve tė shthurura ku nuk e njeh asnjėri tjetrin. E kur njihen apo bashkėpunojnė, atėherė bashkėpunojnė nė gjera tė cilat e hidhėrojnė Allahun xh sh.
" O ju tė cilėt keni besuar ruane veten dhe familjen tuaj nga zjarri i xhehenemit lėndė e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt, aty ka melaike tė vrazhda dhe tė forta tė cilat nuk i bejnė mėkat Allahut nė atė qė i urdhėron dhe punojnė atė qė urdhėrohen." Tahrim 6.
Pėrmendet nė hadith qė dita e xhuma e ka njė orė nė tė cilėn pranohet duaja, Cdo rob musliman qė lutet pėr mirė nė tė, Allahu ia pranon lutjen atij, e ndoshta kjo ėshtė ajo orė.  Ndaj tė lutemi sė bashku.
O Zot na bėnė tė ditur nė fenė tonė,na mėso atė qė na bėnė dobi, dhe na bėnė dobi nga ajo qė mėsuam, Ti vėrtet i dėgjon lutjet tona.
O Zot pėrmirėsona fenė tonė qė ėshtė koka e cėshtjeve tona dhe na pėrmirėso dynjanė tona nė tė cilėn jetojmė, dhe rregullona vendin nė ahiret nė tė cilin do tė shkojmė, na e zgjat jetėn tonė nė cdo punė tė hajrit, dhe na privo nga jeta duke na ruajtur nga cdo punė e keqe.
O Zot bėre ditėn e sotme mė tė mirė se tė djeshmen, tė nesėrmen me tė dobishme se tė sotmen, dhe bėre pėrfundimin e mire tė tė gjitha punėve tona, dhe na ruaj na nėnqmimi nė kėtė botė dhe ndėshkimi nė botėn tjetėr.
O Zot na ndero e mos na nėnqmo, na jep e mos na ndalo, na shto mirėsitė e mos na mungo, bėna ndikues e mos na bėj tė ndikuar prej dikuj, dhe tė jesh i kėnaqur ndaj neve dhe ne ndaj teje.
O Zot na ndihmo kundėr armiqėve tė fesė, O Zot na ruaj na sherri i tyre, dhe bashkoje fjalėn tonė kundėr tyre.
O Zot bashkoje fjalėn e muslimanėve nė udhėzim dhe devotshmėri, dhe nė luftėn nė rrugėn tėnde o Zot i tė gjitha botėve. 

Amin.


Nga Gjuha Arabe:  Mr. Adnan Berbatovci - Sekretar  i KBI- Prishtinė

Fortėsia e besimtarit dhe qėndrueshmėria e tij
Intelektual tė shquar shqiptar nė mediat arabe

Emancipimi i femrės pėrmes islamit
GRUAJA NĖ ISLAM

SHĖNDETI
Ushqimet e preferuara tė Muhamedit a.s.

Hafėz Ibrahim Dalliu
Komentimi i Istiadhes