Kėshilli i Bashkėsisė Islame - Prishtinė
Bashkėsia Islame e Republikės sė Kosovės
Pse katėr medhhebet?

© Kėshilli i Bashkėsisė Islame - Prishtinė 2009-2012. Tė gjitha ė drejtat tė rezervuara ®
Dėgjo
    Kur'an
        online
Lexo
Kur'an online

PDF

Nė Gjuhėn Shqipe
Mė pas Allahu xh sh e cekė cilėsinė e tyre tė dytė e qė ėshtė:

"E kur atyre u flasin injorantėt ata thonė: Paqe:  Furkan 63

Cilėsi personale e tyre ėshtė modestia, sepse ata janė tė thjeshtė dhe modest, e jo lavdėrues e as mendjemėdhenj.: Nuk tregohet askush modest pėr hirė tė Allahut, e qė Allahu tė mos e ngris atė.- hadith.

Ndėrkaq cilėsia e dytė ėshtė : Sjellja e tyre me njerėzit tjerė, e posacėrisht me injorantėt

: Kur atyre u flasin injorantėt ata thonė -Paqe:

E thonė atė fjalė pėrmes sė cilės shpėtojnė prej mėkatit, shpėtojnė prej kritikės, prej pėrfundimit tė keq. Ata nuk e kthejnė tė keqen me tė keqe edhe nėse kanė tė drejtė, edhe nėse kanė mundėsi tė hakmerren dyfish, apo ta  kthejnė shuplakėn me dy tė tilla: Kur atyre u flasin injorantėt ata thonė-Paqe-. Thonė fjalėn e drejtė qė pėrkon me ta, qė pėrkon me lidhjen e tyre me Allahun dhe botėn tjetėr. Qė pėrkon me pėrkushtimin e tyre ndaj ngadhnjimit tė fesė , zbatimit tė drejtėsisė nė tokė.

Thonė Paqė-, Iu thonė atyre selamu alejku, ashtu sikur rrėfen Allahu pėr njė grup tė besimtarėve tė cilėt:

" Kur  dėgjojnė fjalė tė liga nuk merren me to por thonė : Ne kemi punėt tona kurse ju keni punėt tuaja paqa qoftė mbi ju, ne nuk merremi me injorantėt. Kasas 55.

Ne e kemi rrugėn tonė kurse ju  tuajėn, dhe nuk dėshirojmė tė largohemi nga rruga jonė qė tė ecim nė rrugėn tuaj. Kjo ėshtė cėshtja e robėrve tė Allahut qė : Kur atyre u flasin injorantėt ata thonė paqė.

Injoranca  kėtu nuk ka pėr qėllim injoranca kundėr  diturisė, por mė shumė ka tė bėjė me injorancėn kundėr tolerancės.

Injoranti mendjelehtė mund tė ketė diplomė tė lartė, mund tė ketė pozitė tė lartė, por ai ėshtė injorantė nė personalitetit e tij, sepse mund tė ketė sjellje tė keqe. Ai mund tė jetė orator, shkrimtar apo gazetar qė shkruan nė gazeta tė njohura, por ai ėshtė injorant, mendjelehtė, qė  gjuha dhe lapsi i tij i ndihmojnė vetėm  tė cenojė nderin e njerėzve tė ndershėm.

Tė tillėt kur u flasin robėrve tė Allahut, ata u thonė Paqe, u thonė, ne nuk merremi me injorantėt. Sepse kėta janė injorantė ashtu siq i pėrshkruan poeti paraislamik :

Kujdes mos tė na injoroj askush neve, 

e ne ta injorojmė atė mė shumė se injoranca jonė.

Injorantė sipas Kuranit konsiderohet cdonjėri qė i bėnė mėkat Allahu xh sh, cdonjėri te i cili mbizotron interesi mbi drejtėsinė, dhe epshi mbi mendjen.

Jusufin a.s kur e ngacmuan gratė tha:

Nesė nuk  e largon mashtrimin e tyre prej meje, atėherė unė do tu bindem atyre dhe do tė jem prej injorantėve. Jusuf 33..

Musa a.s. kur e urdhėroi popullin e tij tė prejnė lopėn ata thanė:

:Thanė a po tallesh me ne, Ai tha: Kėrkoj prej Allahut mbrojtje tė jem prej injorantėve. Bekaretu 67.

D.m.th.. tė tallesh nė ceshtje serioze, tė flasish me shaka nė vend tė se vėrtetės, Kėshtu ėshtė cėshtja me injorantėt.

Cdonjėri qė i bėnė mėkat Allahut- sikur thanė tė parėt- selefėt,  ėshtė injorant, cdo njėri qė nuk ėshtė i sjellshėm ėshtė injorant.
Robėrit e Allahut nuk e angazhojnė veten e tyre me beteje tė vazhdueshme me injorantėt, sepse injorantė mund tė ketė shumė dhe sikur njeriu tė merrej me ta, nuk do ti pėrkushtohet jetės, as nuk do tė ketė kohė qė t'i kryej punėt e veta, kėshtu qė zemra dhe shpirti i tij nuk do tė qetėsoheshin. Njeriu nėse  merret me injorantėt   do ta kalojė kohėn nė gjėra tė humbura, Pėr kėtė arsye ata robėr e ruajnė vetėn e tyre qė t'iu kthejnė pėrgjigjėje injorantėve, edhe nėse kėtu kanė tė drejtė qė tė keqen ta kthejnė me tė keqe. Jo, ata nuk veprojnė kėshtu, por falin, tregohen  tolerant dhe thonė vetėm tė vėrtetėn. Ndaj, cdo enė stėrpikė apo tregon pėr atė se cfarė ka brenda.

Thuhet se Isa a.s. kaloi pranė njė grupi tė cifutėve, tė cilėt e fyen atė, e ai foli mirė pėr ta. Disa tė tjerė i thanė:  Kėta po tė fyejnė ty ndėkaq ti flet fjalė tė mira pėr ta: Isai a.s. shtoi: Cdo njeri jep nga ajo qė posedon.

Ai i cili posedon tė mira i jep ato, e ai qė ka tė kėqija poashtu i jep ato. Ngjashėm thoshte dikur edhe poeti arab:


Ne sunduam, e mėshira ishte cilėsi e jona, 

e kur ju sunduat ajo rrodhi sikur gjaku nė fushė .

Ju mjafton ky dallim nga ne,

sepse cdo enė stėrpikė me atė qė ka brenda.


Robėrve tė Zotit kur u flasin injorantėt ata thonė : Paqe. Ata e pastrojnė veten dhe gjuhėt e tyre  nga fjalėt  e kota, sepse gjuha e besimtarit duhet tė mbushet dhe njomet me  pėrmendjen e Allahut,, me leximin e Kuranit, me tekbire, me istigfare,  pra vetėm me gjėra tė tilla tė dobishme.

Ndėrkaq sa i pėrket marrjes me injorantėt- e sa shumė  janė ata, robi  e ruan gjuhen prej tyre, ka kujdes kohėn dhe jetėn e tij e ruan nga kjo gjė e pavlerė.

Jeta ėshtė me vlerė, koha ėshtė e shtrenjtė, ajo ėshtė si shpata nėse nuk e pret atė, tė pret ajo ty. Ndaj robėrit e Zotit e kanė pėr obligim qė kohen e tyre ta kalojnė nė vepra tė hajrit, duke iu shmangur gjėrave tė kota. 

Duke u nisur nga kjo, prej vetive tė para tė besimtarėve ėshtė:

:Ata qė nė namazin e tyre janė tė nėnshtruar, ata tė cilėt i shmangen fjalėve tė kota: Elmuminune -2.3.

I ruajnė gjuhėt e tyre, e ruajėn kohėn dhe jetėn e tyre, i ruajnė veprat e tyre mira duke dėshiruar ta mbushin llogarinė e tyre me vepra tė mira dhe shpėrblime, ne vend se tu shkruhet atyre  dicka prej mėkateve apo dicka qė nuk ėshtė as nė favor e as kundėr tyre. Ata dėshirojnė tė jenė prej tė dalluarve ditėn e kijametit. 

Vec pėrmendet nė hadithin  tė cilin e transmeton Bejhekiu nė shkallėt e imanit, prej Amr ibn Shuajb, e ky nga Babai, ky nga gjyshi i tij:   

"Kur Allahu ti bėjė bashkė krijesat ditėn e gjykimin, njė thirrės thėrret: Ku janė  bamirėsit, Ngriten disa njerėz tė pakėt  dhe shpejtojnė duke hyrė nė xhenet. Ata i takojnė Melaiket dhe u thonė: Ne po ju shohim duke shpejtuar nė xhenet, po kush jeni ju? Ne jemi bamirėsit, Ata i pyesin: Po cfarė tė mire keni bėrė: Thonė" Kemi qenė prej atyre qė kur na ėshtė bėrė padrejtėsi, kemi duruar, ku na ėshtė bėrė keq kemi falur, ku jemi injoruar prej tė tjerėve, jemi treguan tė butė dhe tolerant. Ndaj atyre ju thuhet nga Melaiket: Hyni nė xhenet e sa shpėrblim i mirė ėshtė pėr ata qė punuan" Bejhekiu 

Robėrit e Zotit dėshirojnė qė tė jenė bamirės sikur kėta qė i pėrmendėm.

Ekzistojnė dy shkallė apo kategori, shkalla e  drejtėsisė dhe ajo e bamirėsisė.

Shkalla e drejtėsisė,  ėshtė ta kthesh tė keqen me tė keqe; 

Ndėrkaq shkalla e bamirėsisė ėshtė qė tė ngritesh mė lartė, duke e kthyer tė keqen me tė mirė, ashtu siq thotė Zoti xh,sh: 
"Nuk barazohen e mira me tė keqen, largoje tė keqen me atė tė mirė, e ndaj atij qė ke armiqėsi nė mes teje dhe atij, sillu sikur tė  jetė shokė i mirė;  Fussilet 34.

Nėse ekzistojnė dy rrugė, ajo e mirė dhe  ajo edhe mė e mirė, atėherė zgjidhe atė mė tė mirėn, me mėnyrat mė tė mira, si.p.sh. me fjalėn e mirė, me veprėn e bukur, me bamirėsi,  me ofrimin e shėrbimit edhe ndaj atij qė tė ka bėrė keq:  

"…e ndaj atij qė ke armiqėsi nė mes teje dhe atij, sillu sikur tė  jetė shokė i mire" fusilet 34.

Sikur ai tė ishte shok i ngushtė, kjo sepse njeriu ėshtė rob i bamirėsisė, Nėse i bėnė mirė njė njeriu, e mira jote e terheq dhe e ofron atė njeri drejt teje, ashtu siq thotė nje i ditur :

" Bėju mirė njerėzve ua robron zemrat e tyre,

Sepse gjithmonė bamirėsia e ka robėruar njeriun.

Njė herė erdhi njė njeri te komentuesi i Kuranit dhe  penda e Ymetit Abdullah ibn Abbasi r.a., e shau atė dhe e zgjati muhabetin. Abdullahu e shikoi dostin e tij Ikremen dhe i tha: O Ikreme shiko a ka nėvojė ky njeri pėr dicka qė t'ia plotėsosh atė: Njeriu nga turpi e uli kokėn dhe shkoi,

Nė njė rast tjetėr, njė njeri e teproi ndaj Ali Zejnil Abidinit ibn Husejn ibn Ali r.a., Ky ia dha kėmishėn e tij dhe urdhėroi ti jepen atij njeriu 1000 dinarė.

Kėshtu ishin njerėzit e mirė, tė ndershėm dhe bamirės qė e kthenin tė keqen me tė mirė.

Ėshtė pyet Enes ib Maliku r.a. shėrbėtori i Muhamedit a.s.rreth domethėnies sė kėtij ajeti cfarė do tė thotė kjo: Ai tha: Kjo do tė thotė qė njė njeri e shan vėllau i tij, e ai i thotė:

Nėse je i sinqertė nė atė qė thua, Allahu ma faltė mua, e nėse gėnjen ti, Allahu ta faltė ty gėnjeshtren- gabimin tėnde.

Shikoni kėtė shpirtgjerėsi tė madhe, kur dikush i thotė atij, O Zullumqarė, o Fasik, o falsifikator, o rrenacak, e ai tjetri ia kthen kėshtu: Nėse je i saktė dhe unė jam zullumqarė apo fasik, Allahu ma faltė mua, e nėse je rrenacak Allahu ta faltė rrenen tėnde. 

Me kėtė gjest apo fjalė shuhet zjarri i hidhėrimit, e hidhėrimi ėshtė gacė e zjarrit tė cilėn shejtani e gjuan nė brendi tė birit tė Ademit, ndaj njeriu duhet ta shuaj atė me butėsi, ta frenoj pezmin dhe gjuhėn.

Duke u nisur nga ky fakt, prej porosive mė tė shumta qė Pejgamberi a.s.u tha shokėve tė tij ėshtė fjala : Mos u zemro".

Njė njeri kėrkoi njė porosi nga Pejgamberi a.s. dhe i tha: Ma jep porosi tė shkurtėr o i Dėrguar i Allahut ( sepse nuk mund tė mbajė mend) : Ai i tha: Mos u zemro: Sa herė qė njeriu e pyeste  Muhamedin a.s. duke e pėrsėritur pyetjen, ai i dha tė njėjtėn pėrgjegje. 

Kuptimi i shprehjes: Mos u zemro d.m.th. mos iu nėnshtro hidhėrimit, apo nėse hidhėrohesh pėrmbaje veten, frenoje atė me frerin e devotshmėrisė, mos iu nėnshtro hidhėrimit tė shejtanit e tė sillen sikur i papjekur, apo kuptim tjetėr : Mos e hudh veten nė vendet e hidhėrimit, dhe largohu sa tė mundesh  nga shkaqet apo shtytėsit e hidhėrimit.

Kjo ėshtė sjellja e njeriut besimtar, ai nuk hidhėrohet dhe nuk i ekspozohet atij, e nėse hidhėrohet e frenon gjuhėn dhe gjymtyrėt e tij. Ai flet vetėm fjalė tė mira dhe nuk e zgjatė dorėn vetėm se nė punė tė mira. 

Njė herė nė prani tė Pejgamberit a.s. njė njeri po e shan njė njeri tjetėr, dhe sa herė qė ai e shante atė, i shari thoshte: Alejke Selam- Paq qoftė mi ty. Duke e zbatur ajetin kuranor: Kur atyre u flasin injorantėt ata thanė :Paqe:. Nė atė cast Muhamedi a.s tha:  
" Derisa ju ishit nė kėtė gjendje, njė Melek  tė mbronte ty kur ai tė shante. Ai i thoshte atij:  Jo, por ti e meriton sharjen mė shumė se ai. Ndėrkaq kur ai tjetri i thoshte Selamu alejkum: Meleku i thoshte kėtij: Jo, por ti e meriton selamin.

Do tė thotė se Allahu xh.sh i dėrgon Melaiket qė ta mbrojnė atė tė pafajshėm i cili e frenoi gjuhėn dhe hidhėrimin e tij, dhe nuk ia ktheu injorantit me tė njėjtė.

Transmeton Buhariu nė Sahihun e tij se Ibn Abasi r.a. ka thėnė:

-Erdhi Ajinetu ibn  Hisin ibn hudhafete ( i cili ishte i pari i fisit tė tij), dhe shkoi te djali i vėllaut tė tij Harr ibn Kajs., tė clin e ofronte afėr vetes Omeri r.a. Mesuesit apo Kėshilltarėt tė cilėt e shoqėronin Omerin r.a. pėrbėheshin nga pleqėt dhe tė rinjėt. Ajinja nė atė cast i tha djalit tė vėllaut tė tij: Ti paske autoritet te ky udhėheqės andaj kėrkoi nga ai ta takoi: Ai i kėrkoi Omerit leje qė ta takoj axhėn e tij, e ai i dha leje: Kur ai hyri te Omeri r.a. I tha:  Eh ore Omer, Pasha Allahun ti nuk po na jap sa duhet, dhe nuk po sundon  nė mes nesh me drejtėsi. Omeri r.a. u hidhėrua aq shumė sa qė deshi ta ndėshkonte atė. Por djalodhi Hirr ibn Kajsi i tha: O prijės i Besimtarėve, Zoti xh.sh i tha tė Dėrguarit tė tij a.s.: ...E ti fali njerėzit, urdhėro nė tė mirė, dhe shmangu prej injorantėve" A'raf 119.

E ky njeri ėshtė prej injorantėve

Hudhil-Afve- d.m.th. vepro atė qė tė vie mė lehtė nga morali i njerėzve. Sillu me cdo njeri sipas mundėsisė sė tij, e mos kėrko pėrkryerje tė plotė te njerėzit.

Dhe Urdhėro ne tė mirė: Ajo qė  njihet nga natyrshmėria dhe mendjet korrekte tė njerėzve.

Dhe  shmangu injorantėve- mos u merr me ta.

Omeri r.a e ndalonte veten para Kuranit - librit tė Zotit xh.sh, dhe derisa  iu lexua ky ajet, ai u qetėsua i tėri dhe u largua nga ai injorant.

Kėshtu duhet tė jetė besimtari, iu shmanget injorantėve, nuk merret me ta, sepse ai ėshtė i zėnė me dicka qė ka vlerė me tė madhe, me pėrkujtimin e Allahut xh.sh, me pėrkujtimin e Ahiretit dhe atė qė vjen nga shpėrblimi dhe denimi.

Kemi njė rast tjetėr, kur njė njeri i foli ashpėr Omer ibn Abdul Azizit r.a. e  ky ishtė Prijės i Muslimanėve, Omeri r.a. mendoi dhe heshti njė cast; pastaj i tha atij; Dėshirove qė shejtani tė mė provokoi me shpatėn e pushetit, e unė tė dėnoi ty sot, ndėrsa ti tė mė dėnosh nesėr( para Allahu), Jo Pasha Allahun, nuk e bėjė dot kėtė kurrė.

Dėshiroi qė shėjtani ta shtyej tė veproi, me qė ai kishte pushtet dhe fuqi, e duke u bazuar nė to ta denoi njeriun. Por nėse e denon sot, ai e dėnon atė nesėr, kjo sepse do tė ketė hakmarrje nesėr nė ditėn e gjykimit, derisa delja pa brinjė do tė hakmerret ndaj asaj me brinjė, nėse ajo e shpon atė nė kėtė botė.

Kėshtu pra ishte ymeti ynė, Ymeti i tolerancės- faljes dhe ymeti i dijes.

Ata nuk merreshin me gjėra tė kota, e as me konflikte tė paarsyeshme.

Robėrit e Allahut thonė: Selam,  kur atyre u flasin injorantėt, sepse ata janė tė dhėnė pas asaj qė ėshtė mė e rėndėsishme, janė tė dhėnė pas fesė sė tyre, pas botės tjetėr, pas halleve tė ymmėtit tė tyre, e nuk janė tė dhėnė pas fitores pėr veten e tyre.

Ata tė cilėt dėshirojnė fitoren pėr veten e tyre, tė cilėt sillen rreth vetes sė tyre, e qė e konsiderojnė vetėn e tyre si idhull qė duhet tė sillet rreth tyre, ata janė tė cilėt jetojnė gjithmonė nė konflikte.

Vetėm pėr njė fjalė, ata hynė nė luftė, pėr njė fjlaė qė e thotė ky apo ai, zemra e tij mbushet me  zili, dhe mė pas jeten e kalon bazuar nė kėtė gjė, pėr

kėtė gjė tė kotė e konsideron kėtė e  atė armik. Vetėm pėr njė fjalė goje e cila ndoshta ėshtė thėnė nė moment nervoze.

Robėrit e Allahut nuk janė tė tillė, ata kur hidhėrohen, e bėjnė atė pėr hir tė Allahut, pėr hir tė besimit tė vėrtet, pėr hirė tė ligjit tė vėrtet, per hir tė ymetit tė vėrtet.

Mu pėr kėtė arsye Pejgamberi a.s. nuk hidhėrohej pėr veten e tij apo  pėr gjėra tė dunjase.I shėrbue atij Enes ibn Maliku 10 vite dhe lidhur mė kėtė tha:

" I kam shėrbyer Pejgamberit a.s. dhjetė vite, Pasha Allahun kurrė nuk mė ka thėnė coftė edhe :of ", apo pėr njė gjė se pse e kė bėrė apo pse nuk e ke bėrė. Muslimi ne sahihun e tij

Ky vėrtet ėshtė  moral dhe etikė e lartė, ky ėshtė njė shpirt tolerant, njė pėrshtypjje bujare, e cila kishte tė bėnte me  cėshtjet e tij private, Por kur shkileshin ligjet e fesė sė Allahut, ai hidhėrohej, ndaj ai siq e pėrshkruan Aliu r.a. ishte:

- Nuk hidhėrohej pėr gjėra tė dunjasė, e kur hidhėrohej pėr tė vėrtetėn nuk njihte njeri, dhe nuk e largonte hidhėrimine  tij derisa e fitonte tė drejtėsinė.( Ihja ulumi ddin- pjesa 3/ fq 171. hadithi  Tirmidhiu ne shemail.

Hidhėrohej pėr  hirė tė Allahut e nuk hidhėrohej pėr vetėn e tij, e kjo ėshtė pikėrisht gjendja e robėrve tė Allahut xh.sh. Ata nuk hidhėrohen pėr vetėn e tyre nė cėshtje personale, ne shitblerje, nė llogaritje nė shoqėri apo fqinjėsi,  dhe nuk e angazhonin vetėn e tyre nė konflikte minore, por angazhoheshin nė luftėn pėr islamin dhe ekzistencen e tij. Kėtė gjė duhet ta dinė muslimanėt nė kohėn tonė.

Kush dėshiron tė jetė prej robėrve tė Allahut duhet ti lėrė njė herė e pėrgjithmonė konfliktet  e panevojshme tė cilat i krijojnė njerėzit me njėri tjetrin. 
Pėr Zotin, nuk ėshėt asgjė dynjaja qė  njerėzit tė hyjnė nė konfkit me njeri tjetrin pėr hirė tė saj. Ajo nuk peshon te Allahu as sa krahu i mushkonjės, e njeriu ėshtė  mė i shtrenjtė se sa ajo pėr cka njerėzit luftojnė me njėri tjetrin.

Pėrse njerėzit dėshirojnė tė fitojnė pėr vetėn e tyre? Kush je ti o njeri? O ti qė je  dhe, qė ecėn nė dhe, e qė do tė behėsh dhe?

Mos u hidhėro pėr vetėn tėnde, por bėje kėtė pėr Zotin tėnd, mos vepro kėshtu pėr kėtė botė por hidhėrohu dhe merakosu pėr fenė tėnde.

Ku janė ata prej neve qė hidhėrohen pėr hir tė Zotit tė tyre?  Ku janė ata qė merakosen pėr fenė e tyre? Ku janė ata qė heqin dore nga tė drejtat e tyre pėr hir tė vėllezėrve tė tyre? Ku ėshtė thjeshtėsia mė besimtarė, e krenaria me pabesimtarė?

Kėrkojmė nga Allahu qė tė na bėjė tė dishėm nė fenė tonė, tė nė bėjė prej robėrve tė Tij tė cilėt, e dėgjojnė fjalėn e mirė...

E them kėtė fjalė dhe kėrkoj falje nga Allahu per mua dhe pėr juve. Kėrkoni falje prej Tij se Ai ėshtė Falės dhe Mėshirues, luteni atė se Ai iu pėrgjigjet juve.

O Zot na bėnė tė ditur nė fenė tonė,na mėso atė qė na bėnė dobi, dhe na bėnė dobi nga ajo qė mėsuam, Ti vėrtet i dėgjon lutjet tona.

O Zot pėrmirėsona fenė tonė qė ėshtė koka e cėshtjeve tona dhe na pėrmirėso dynjanė tona nė tė cilėn jetojmė, dhe rregullona vendin nė ahiret nė tė cilin do tė shkojmė, na e zgjat jetėn tonė nė cdo punė tė hajrit, dhe na privo nga jeta duke na ruajtur nga cdo punė e keqe.

O Zot bėre ditėn e sotme mė tė mirė se tė djeshmen, tė nesėrmen me tė dobishme se tė sotmen, dhe bėre pėrfundimin e mire tė tė gjitha punėve tona, dhe na ruaj na nėnqmimi nė kėtė botė dhe ndėshkimi nė botėn tjetėr.

O Zot na ndero e mos na nėnqmo, na jep e mos na ndalo, na shto mirėsitė e mos na mungo, bėna ndikues e mos na bėj tė ndikuar prej dikuj, dhe tė jesh i kėnaqur ndaj neve dhe ne ndaj teje.

O Zot na ndihmo kundėr armiqėve tė fesė, O Zot na ruaj na sherri i tyre, dhe bashkoje fjalėn tonė kundėr tyre.

O Zot bashkoje fjalėn e muslimanėve nė udhėzim dhe devotshmėri, dhe nė luftėn nė rrugėn tėnde o Zot i tė gjitha botėve. 

Amin.


Nga Gjuha Arabe : Mr. Adnan Berbatovci- Sekretar i KBI-se Prishtinė

Hytbeja e javės ''Butėsia - Toleranca''

Autor: Jusuf el Kardavi

Mė parė folėm pėr cilėsitė e robėrve tė Allahut, tė cilėt u pėrmendėn  nė fundin e sures Furkan, ku pėrmendėm cilėsinė e pare  e qė ėshtė Ecja e tyre e qetė  nėpėr tokė .

Fortėsia e besimtarit dhe qėndrueshmėria e tij
Intelektual tė shquar shqiptar nė mediat arabe

Emancipimi i femrės pėrmes islamit
GRUAJA NĖ ISLAM

SHĖNDETI
Ushqimet e preferuara tė Muhamedit a.s.

Hafėz Ibrahim Dalliu
Komentimi i Istiadhes