Ky konstatim vjen si rezultat i studimeve tė sjelljeve tė tij dhe se si ėshtė duke u munduar qė ta "menaxhoj" situatėn nė tė cilėn e solli Libinė ai vetė.
Njė gjė e cila ėshtė vėrejtur tek ky njeri, ēėshtje e cila nuk mund tė anashkalohet pa u trajtuar, ėshtė ajo se Muamer el Gadafi, i cili tash e mė tepėr se njė muaj, ėshtė duke u ballafaquar me sulme ajėrore nga shtetet aleate tė NATO-sė, vėrehet qartė se ai ėshtė duke pėrdorur tė njėjtėn metodologji tė mikut tė tij tė dikurshėm Sllobodan Millosheviq, nė mėnyrėn se si ėshtė duke iu bėrė ball kėtyre sulmeve.
Gadafi ėshtė duke u pėrballur me sulmet ajėrore tė NATO-sė qė nga data 19 mars, i cili njėkohėsisht ėshtė duke u munduar tė shkatėrroj kryengritjen e popullatės sė pakėnaqur dhe tė stėrlodhur nga regjimi i tij 32 vjeēar.
Si nė rastin e Millosheviqit njė ashtu edhe nė atė tė Gadafit, NATO ka inicuar sulme ajėrore pasi qė kėta tė dy nuk ndaluan sė sulmuari popullatėn e pafajshme civile.
Taktika e kolonel Gadafit ėshtė e ngjajshme me atė tė Millosheviqit dhe bazohet nė mbrojtjen dhe ruajtjen e armatimit tė rėndė nga sulmet ajėrore. Dhe meqė forcat e Gadafit janė duke pėrdorur kamioneta tė armatosura dhe automjete tė rėnda civile, ėshtė shumė vėshtirė qė tė dallohen nga ato tė kryengritėsve. Se a ėshtė kjo taktikė e efektshme, tregon rasti ku ditė mė parė, aeroplanėt e NATO-sė patėn bombarduar gabimisht kryengritėsit, duke menduar se ato ishin forcat e Gadafit.
Duhet tė kujtojmė se i ngjajshėm ishte rasti kur forcat serbe gjatė luftės nė Kosovė fshehnin artilerinė e tyre nė vende tė banuara, duke pėrdorur kėshtu popullatėn si mburojė tė gjallė njerėzore.
Por gjithashtu nuk duhet harruar se shumė oficerė tė forcave libiane janė trajnuar nė armatėn e dikurshme jugosllave, JNA.
Me popullin serb, e veēanėrisht Millosheviqin, Gadafin e lidh njė miqėsi e vjetėr dhe bashkėpunim i ndėrsjellė. Kėtė mė sė miri e tregon edhe fakti se, Muamer el Gadafi ishte dekoruar nga Sllobodan Millosheviqi, me medalėn mė tė lartė tė ish Jugosllavisė, e cila iu ishte dorėzuar atij nga zėvendėskryeministri i atėhershėm jugosllav, Zoran Liliē.
Poashtu duhet tė theksojmė se, pėrderisa NATO kishte inicuar sulmin ajėror ndaj serbisė, gjatė luftės nė Kosovė, sulm ky i cili kishte ardhė si pasoj e krimeve dhe gjenocidit serb, tė ushtruar ndaj popullit shqiptar, Libia ishte i vetmi shtet arab i cili e kishte dėnuar sulmin e NATO-sė mbi Serbinė.
Se gjėrat nuk kanė lėvizur aq qė atėherė dhe se nė Serbi ende ka nostalgji pėr sistemin dikurshėm, tregon edhe fakti se me datėn 20.03.2011, nė Beograd, pranė qendrės memoriale tė Josip Broz Tito, ėshtė organizuar njė demonstratė ku pėr qėllim kishte dėnimin e sulmeve tė NATO-sė nė Libi dhe pėrkrahjen morale ndaj Muamer el Gadafit nga populli serb dhe njėherit duke e falenderuar atė pėr tė gjithė mbėshtetjen qė ai ua kishte dhėnė mė heret.
Dhe pėrderisa e tėrė bota ėshtė duke e dėnuar dhunėn e ushtruar nė Libi, njė faqe nė rrjetin social Facebook me emėrtimin "Support for Muammar al Gaddafi from the people of Serbia" gjithashtu ėshtė krijuar nė formė mbėshtetjeje dhe solidarizimi me Gadafin. Kjo faqe deri mė datėn 29.04.2011, ka arritur numrin e 68, 598 pėlqimeve, qė tregon njė gjė tė vetme, se kolonel Gadafi ėshtė njeri majftė i popullarizuar dhe pėlqyer nė mesin e popullit serb. Dhe se gjėrat nuk kanė lėvizur aq nė drejtim vetėdijėsimit dhe integrimit drejt bashkimit evropian, tė cilin ata e proklamojnė aq shumė se e deshirojnė.