Kėshilli i Bashkėsisė Islame - Prishtinė
Bashkėsia Islame e Republikės sė Kosovės
Pse katėr medhhebet?

© Kėshilli i Bashkėsisė Islame - Prishtinė 2009-2011. Tė gjitha ė drejtat tė rezervuara ®
Dėgjo
    Kur'an
        online
Lexo
Kur'an online

PDF

Nė Gjuhėn Shqipe
Fortėsia e besimtarit dhe qėndrueshmėria e tij
Intelektual tė shquar shqiptar nė mediat arabe

Emancipimi i femrės pėrmes islamit
GRUAJA NĖ ISLAM

SHĖNDETI
Ushqimet e preferuara tė Muhamedit a.s.

Pse katėr shkollat juridike (Medhhebet)?

Mufti Muhammed Teki Usmani


Nga kėtu lind pyetja: Nėse tė pasuarit e njė mux­htehidi tė posaēėm ėshtė i domosdoshėm, pse tė ekzistojė nevoja e kufizimit tė taklidit vetėm nė katėr shkolla jurudike? Imamė dhe muxhtehidė tė shumtė tė mėdhenj i kanė mbushur faqet e historisė sko­laristike islame sikurse janė: Sufjan Theuri, Imam Evza’i, Abdullah ibn Mubareku, Is‘hak ibn Rahvejh, Imam Bu­hariu, Ibn Ebi Lejla, Ibn Sibrimeh, Hasan ibn Salihu e shumė tė tjerė.

A nuk janė tė gjithė muxhtehidėt tė kuali­fikuar nė mėnyrė tė barabartė qė tė pasohen? Njė pohim i tillė nė parim ėshtė valid, mirėpo efektivisht nuk ėshtė i mundur. Shkollat juridike tė muxhtehidėve tė pėrmen­dur mė lart nuk janė tė dokumentuara sistematikisht. Po tė ishin kodifikuar dhe strukturuar zyrtarisht shkol­lat e tyre, ngjashėm me katėr shkollat e mėdha juridike, atėherė nuk do tė kishte pengesė qė edhe ato tė paso­heshin. Fatkeqėsisht, shkollat e tyre nuk ekzistojnė zyr­tarisht, e as burimet origjinale tė kėtyre shkollave nuk kanė mbijetuar. Prandaj, pasimi i shkollave tė tilla do tė sillte vėshtirėsi. Shejh Abd’urr-Rreuf Menavi, dijetari i famshėm i hadithit, e ka cituar Hafiz Dhehebiun: “Neve na duhet qė tė besojmė se katėr imamėt, dy Sufjanėt (Theuri dhe Ibn Ujejne), Evza’iu, Davud Dhahiriu, Is‘hak ibn Rah­vejhi dhe tė gjithė imamėt e tjerė ishin korrektė. Jomuxhte­hidi duhet qė tė ndjekė njė shkollė specifike. Nuk lejohet qė tė pasohen sahabėt (r.a) e as pasardhėsit e tyre, siē ka deklaruar Imami i dy Xhamive tė Shenjta, ngaqė shkollat e tyre nuk janė tė dokumentuara dhe tė organizuara. Nė vendime gjyqėsore dhe nė dhėnie tė fetvave nuk lejohet qė tė pasohet njė shkollė jo e dokumentuar ose e paorganizuar. Gjithashtu, tė pasuarit e katėr shkollave juridike ka lulėzuar e pėrparuar dhe ėshtė raf­inuar nė atė masė, saqė termat absolutė janė bėrė specifikė dhe fjalėt e tyre tė pėrgjithshme janė definuar. Kjo ėshtė ndryshe nga shkollat e tjera, ku pasuesit e tyre janė zhdukur. Imam Raziu ka cituar se ekziston konsensus (ixhma’) tė dijetarėve qė njė person i zakonshėm (jo i ditur – shėn. i pėrkth.) nuk mund t’i pasojė sahabėt (r.a.) dhe pasardhėsit e tyre – tabi’inėt (kuptohet t’i pasojė drejtpėrdrejt ata – shėn. i pėrkth.).” Fe­jd’ul-Kadir, komentim i Xhami’us-Sagir nga Menavi, vol. 1, f. 210.
Kjo pikė ėshtė diskutuar nga Imam Neveviu me fjalėt vijuese
“Edhe pse dija dhe statusi i sahabėve (r.a.) dhe i pasardhėsve tė tyre ėshtė shumė mė superior sesa i dijetarėve qė erdhėn pas tyre, nuk lejohet pėr askėnd qė t’i pasojė shkollat juridike tė tė parėve. Kjo qėndron kėshtu, ngaqė ata nuk ishin nė gjendje qė t’i dokumentonin fetvatė e tyre e as qė t’i aranzhonin parimet dhe detajet e shkollave tė tyre. Asnjė sahabi (ose pasues i tij) nuk ka formuar ndonjė shkollė tė strukturuar juridike. Ky strukturim ėshtė bėrė nga dijetarėt qė erdhėn pas tyre, tė cilėt duke qenė vetė studentė tė flaktė tė paraardhėsve tė tyre, u ngarkuan me detyrėn e formulimit tė premisave dhe normave tė ekstrapolimit dhe nxjerrjes sė ligjeve pėrpara se tė ndodhte incidenti.”
Kufizimi i taklidit vetėm nė kėto katėr shkolla juri­dike ėshtė shpjeguar nga disa dijetarė tė mėdhenj. Megjithatė, mbi kėtė pikė unė do tė doja ta tėrhiqja vėmendjen veēanėrisht tek dy dijetarė. I pari ėshtė Imam Ibn Tejmijje dhe i dyti ėshtė Shah Velijjullahu. Do tė citohen opinionet e tyre, meqė edhe ata qė nuk pajtohen me konceptin e taklidit i ēmojnė shumė lart kėta dijetarė nga pikėpamja akademike.
Ibn Tejmijje, nė librin e tij tė fetvave tė mėdha (kryesore), ka shkruar
“Nuk ka asnjė diferencė nė tė pasuarit e njė muxhtehidi dhe jo tė tjerėt, pėr sa i pėrket asaj qė ka tė bėjė Kur’ani dhe Sunneti. Prandaj, Maliku, Lejth ibn Sa’di, Evza’iu, Thevriu ishin imamė tė kohėve tė tyre. Tė pasuarit e njėrit nga ta ėshtė i lejueshėm. Asnjė musliman nuk mund tė thotė se mund tė pasohet njėri, por jo tjetri. Megjithatė, nėse dikush nuk ka lejuar qė tė pasohet njėri nga kėta dijetarė nė kohėt tona, kėtė e ka bėrė pėr shkak tė njėrės prej kėtyre dy arsyeve nė vazhdim. E para, nėse nuk ka asnjė qė e njeh shkollėn juridike tė atij imami tė posaēėm. Kjo gjė do t’i shkaktonte atij dijetari tė posaēėm (ose shkollės sė tij juridike) ‘vdekjen’. Ekziston njė diferencė shumė e njohur mendimesh lidhur me tė pasuarit e njė shkolle tė vdekur (d.m.th., njė shkolle tė shuar nga koha). Tė pasuarit e kėtyre imamėve sot ėshtė si ta pa­sosh njė person tė vdekur, gjė e cila s’lejohet. Njė gjė e tillė do tė ishte valide vetėm nėse do tė ekzistonte dija e shkollės sė tij. Arsyeja e dytė themi se do tė ishte ajo qė konsensusi i dijetarėve tė ketė ardhur nė pėrfundimin se sot mbizotėrojnė opinione qė i kundėrshtojnė ato tė atyre dijetarėve. Nėse disa dijetarė, shkolla e tė cilėve sot ėshtė ende gjallė, pėrshtaten me opinionin e atyre dijetarėve (imamėve), shkolla e tė cilėve nuk ekziston sot, atėherė definitivisht opinionet e kėtyre tė dytėve do tė merren si dėshmi kolaboruese dhe dytėsore.”(Fetvatė kryesore tė Ibn Tejmijjes, vol. 2, f. 446.) Shah Velijjulla­hu ia ka kushtuar njė kapitull tė tėrė kėtij diskutimi, nė librin e tij Ikd’ul-Xhid dhe e ka quajtur ‘Kapitulli mbi theksimin e tė pasuarit tė njėrės nga kėto katėr shkolla juridike dhe tė dėnuarit e idesė pėr braktisjen e tyre.’ Ai kėtė kapitull e ka filluar me fjalėt: “Ju duhet tė dini se tė pa­suarit e kėtyre katėr shkollave (medhhebeve) ngėrthen nė vete dobi dhe pėrfitime tė shumta publike. Braktisja e tyre rezulton nė dėm dhe tė keqe. Ne do ta shpjegojmė kėtė gjė pėrmes shumė konkluzioneve…” (Ikd’ul-Xhid, f. 31.) .Ai pastaj vazhdon duke shpjeguar shumė arsye, tė cilat unė do t’i para­frazoj nė pika, nė vend se tė pėrkthej njė pasazh shumė tė gjatė. Ėshtė e nevojshme qė dikush tė mbėshtetet tek paraardhėsit e hershėm nėse dėshiron qė ta kuptojė lig­jin islam. Mėnyra jonė e vetme pėr ta bėrė njė gjė tė tillė ėshtė ose duke e llogaritur mirė qė deklaratat e paraard­hėsve janė transmetuar deri tek ne pėrmes njė zinxhi­ri tė fortė transmetuesish ose duke i lexuar deklaratat e tyre qė janė tė dokumentuara nėpėr libra tė besue­shėm. Ėshtė e nevojshme qė tė vėrtetojmė se vėrtet kėto deklarata kanė qenė tė besueshme dhe tė pėrdorshme nga dijetarė tė tjerė. Nė fund, nėse deklaratat e tyre janė tė hapura pėr disa kuptime, atėherė merret kuptimi mė i preferuar. Nganjėherė, deklarata e njė muxhtehidi tė caktuar mund tė duket se ėshtė e pėrgjithshme, mirėpo ajo nė fakt mund tė jetė krejtėsisht specifike, gjė e cila do tė kuptohej nga dijetarėt qė e kanė studiuar shkollėn e tij juridike. Andaj, ėshtė e nevojshme qė deklaratat e kėtij muxhtehidi tė caktuar tė dokumentohen, tė kup­tohen dhe tė sqarohen nė atė mėnyrė qė tė theksohet shpjegimi i arsyeshėm. Nėse njė muxhtehid i caktuar nuk i ka pasur tė kodifikuara deklaratat e tij, atėherė njė medhheb i tillė nuk duhet tė pasohet. Nė kohėn tonė, tė katėr shkollat e spikatura juridike (pra ajo hanefite, ma­likite, shafi’ite dhe hanbelite – shėn. i pėrkth.) e ndajnė kėtė avantazh, ndėrsa shkollat e tjera jo. Edhe shkolla juridike imamije dhe zejdije gjithashtu e posedojnė kėtė privilegj. Megjithatė, meqė opinionet e tyre janė josun­nite, nuk do tė ishte e lejueshme qė tė shfrytėzoheshin deklaratat e tyre. Pejgamberi a.s. ka thėnė: “Pasojeni shumicėn absolute (dėrrmuese) tė Ummetit.”Meqė dihet mirė fakti se pėrveē kėtyre katėr shkollave juridike tė tjerat janė shuar, atėherė mosndjekja e tyre do tė ishte shkuarje kundėr parimit tė pėrmendur nė hadith. Krejt nė fund themi se nėse do tė lejohej dhėnia e fetvave duke u bazuar tek cilido nga dijetarėt e hershėm dhe shkollat e tyre, atėherė dijetarėt e korruptuar (tė prishur) do ta shfrytėzonin e keqpėrdornin Sheriatin dhe fetvatė e tyre do t’i bazonin mbi deklaratat e cilitdo nga paraardhėsit. Kjo gjė pashmangshmėrisht do t’i hapte rrugė abuzimit tė deklaratave tė tyre. Nga dijetarėt e korruptuar do tė kėrkohej qė t’i justifikonin dėshirat egoiste duke i cituar paraardhėsit e devotshėm. Tė mbėshteturit nė pasimin e shumicės absolute tė Ummetit do ta pezullonte ten­dencėn pėr kaos brenda Sheriatit.(Ikd’ul-Xhid, f. 31.)


Pėrktheu nga anglishtja: Daim Abazi
Hafėz Ibrahim Dalliu
Komentimi i Istiadhes