Kėshilli i Bashkėsisė Islame - Prishtinė
Bashkėsia Islame e Republikės sė Kosovės
Pse katėr medhhebet?

© Kėshilli i Bashkėsisė Islame - Prishtinė 2009-2011. Tė gjitha ė drejtat tė rezervuara ®
Dėgjo
    Kur'an
        online
Lexo
Kur'an online

PDF

Nė Gjuhėn Shqipe
Njė nga figurat mė tė spikatura tė brezit tė tij, qė edhe sot ėshtė njė frymėzim i gjallė, pėr ato qė la fjala dhe pena e tij, i dalluar nė kuptimin e plotė tė fjalės, pikėrisht pėr vizionin dhe largėpamėsinė e tij, i nderuar nga kolegėt dhe besimtarėt,
hoxhė e alim erudit me plot kuptimin e fjalės, hafėz i dalluar, udhėheqės, prijės dhe organizator i shquar, dashamirės i dijes dhe i fesė nė ēdo pikėpamje, me virtyte e cilėsi tė larta prej hoxhe e intelektuali tė mirėfilltė, pionier nė shumė fusha e segmente tė jetės intelektuale islame; i nderuar ndėr kolegė dhe nė popull, i njohur pėr shumė angazhime, organizime e aktivitete tė ndryshme, qė do tė shėnonin rifillimin, riorganizimin, rimėkėmbjen dhe rritėn e Bashkėsisė sė Fesė Islame tė Kosovės nė njė kohė jo tė favorshme pėr kėtė bashkėsi dhe pėr besimtarėt e saj; mė vonė i sulmuar dhe i papėrshtatshėm pėr sistemin qė dalėngadalė po nguliste kthetrat e tij nė Kosovė, ky ishte Hafėz Bajram ef. Agani.
Megjithėkėtė, pėr kėtė alim shqiptar, qė i takon plejadės sė fundit tė dijetarėve islamė nė vendin tonė, akoma nuk ka ndonjė pėrpjekje pėr tė vėnė nė pah rolin dhe meritat e kėtij personaliteti kaq pėrparimtar, i cili me dijen dhe punėn e tij, ka lėnė vulė nė historinė e Bashkėsisė Islame, sidomos nė Kosovė.
Pėr hafėz Bajram ef. Aganin dihet se u lind mė 1898 nė Plavė, se nė moshėn shtatė vjeē kishte filluar tė ndiqte mektebin, se mė 1910 qe dėrguar nė Shkodėr qė tė regjistrohej nė Idadinė e atjeshme, por, meqė kėtė nuk kishte arritur ta bė nte, hafėz Bajram ef. Agani kishte regjistruar njė shkollė fillore tė atjeshme, tė cilėn e kishte mbaruar me sukses tė shkėlqyeshėm. Mė pastaj hfz. Bajrami qe kthyer nė Plavė dhe qe regjistruar nė klasėn e parė tė Idadisė nė Pejė.
Familja e tij ishte shpėrngulur nga Plava nė Gjakovė pėr shkak tė luftės mė 1912.
Mė 1915 kishte mbaruar hivzin dhe po atė vit kishte falė namazin e teravive me hatme.
Kėtė e kishte bėrė edhe gjatė viteve 1926-1928, 1935-1939 dhe nė vitin 1941. Nga viti 1917 deri 1921 kishte qenė imam pėr Ramazan nė fshatin Morinė tė Gjakovės, kurse gjatė viteve 1921-1926 kishte qenė imam i Ramazanit nė fshatin Ēellopekė tė Pejės. Mė 1923 kishte regjistruar Medresenė e Madhe tė Gjakovės tek myderrizi kryesor Islam ef. Nuredini. Me dekretin e Ministrisė sė Fesė nė Beograd, hfz. Bajrami qe emėruar imam ofiqar pranė Xhamisė sė Re tė Gjakovės, kurse mė 1938 kishte kaluar nė Shtip, ku do tė qėndronte deri mė 1941, e mė pastaj nė Rizniq/Irzniq deri mė 1945, dhe si ndihmėsofiqar pranė
Kėshillit Popullor tė Komunės sė Gja kovės deri mė 1946. Nė Konferencėn e pėrgjithshme tė nėpunėsve fetarė tė RS tė Serbisė, mbajtur mė 20 gusht 1947, ai
qe zgjedhur kryetar i BFI-sė asokohe tė RS tė Serbisė me seli nė Prishtinė. Kėtė detyrė e kishte ushtruar deri mė 1959, kur kishte dhėnė dorėheqje, dhe mė pastaj qe pensionuar. Ka qenė njė nga iniciatorėt pėr themelimin e Medresesė sė Ulėt tė Prishtinės, qė kishte nisur nga puna mė 1 nėntor 1951, dhe myderriz i saj pėr lėndėt gjuhė arabe, akaid, ahmak dhe husnihat. Nga 1 janar 1953 deri mė 15 dhjetor 1956 ka qenė drejtor i saj. Ka qenė anėtar i Kryesisė Supreme tė BFI nė Sarajevė. Hfz. Bajram ef. Agani vdiq mė 1962.
Mirėpo, pėrveē kėtyre tė dhėnave tė mirėnjohura, duhet ditur patjetėr se hafėz Bajram ef. Agani ka qenė ndėr nismėtarėt kryesorė pėr themelimin dhe mė pastaj edhe pėr pasurimin dhe mbushjen me libra e dorėshkrime orientale dhe tė tjera tė Bibliotekės Qendrore tė Vakėfit nė Prishtinė, e cila qe themeluar mė datėn 24 shtator 1951, pikėrisht nė kohėn kur hfz. Agani ishte nė krye tė Bashkėsisė Islame, biblioteka qė njihej edhe me emėrtimet “Kutubhaneja e Vakėfit” ose shkurt “Biblioteka e Vakėfit”.
Ndėr detyrat kryesore tė kėsaj biblioteke kishte qenė dalja nė terren pėr tė mbledhur dhe pėr tė blerė (aty ku pa raqitej nevoja) libra, dorėshkrime dhe dokumente tė tjera nė gjuhėn arabe, turke e persiane; pastaj vendosja nė raftet e bibliotekės; inventarizimi i tyre etj.. Kėshtu mė 1951 “Biblioteka Qendrore e Vakėfit” pati njohur njė hov tė madh zhvillimi, sa asnjėherė mė vonė, sepse kishte
arritur tė mblidhte dhe tė pasuronte fondet e saj me njė numėr tė madh librash e dorėshkrimesh orientale.
Pėr kėtė arsye qe ndier edhe nevoja pėr hartimin, si tė thuash, tė njė katalogu
a regjistri me tė dhėnat kryesore pėr librat dhe dorėshkrimet orientale qė kishte kjo bibliotekė. Dhe, ndonėse Kutubhaneja e Vakėfit dy muaj pas themelimit tė saj kishte bibliotekistin – “hafizi kutubi”-n e emėruar me honorar, Faik Hamdibegu (Begolli) nga Prishtina, megjithėkėtė njė punė tė tillė, si shumė tė tjera, duhej ta niste dhe asaj t’i vinte bazat edhe nė kėtė drejtim, kush tjetėr pėrveē vizionarit hafėz Bajram ef. Aganit.
Themi kėshtu, sepse kohė mė parė kemi pasur nė dorė njė Regjistėr tė librave dhe tė dorėshkrimeve orientale tė bibliotekės sė Vakėfit, tė cilin mė 2 shtator 1958 e kishte hartuar hafėz Bajram ef. Agani. Ky Regjistėr ruhet nė Arkivin e Kryesisė sė Bashkėsisė Islame tė Kosovės, me numrin rendor 1.
Nė faqen e parė tė kėtij Regjistri, mjaft me rėndėsi, ėshtė vėnė shėnimi nė gjuhėn osmane dhe nė gjuhėn serbe, me domethėnien: “Regjistrimi dhe evidencimi i tė gjithė librave tė Bibliotekės sė Prishtinės me tė gjitha tė dhėnat e nevojshme, tė cilin,me dorėn e vet, e ka hartuar (e ka pėrpiluar) Kryetari i Kryesisė sė Fesė Islame pėr Republikėn Popullore tė Serbisė, hafėz Bajram efendi Agani. Prishtinė, mė datė 2.IX.1958. V.V. Hfz. Bajram Agani, d.v.”
Regjistri ka pėrmasat 24x34 cm dhe mblidhej brenda kopertinash tė forta. Ka gjithsej 128 fletė (256 faqe) tė mbushura mė shėnime. Regjistri fillon me numrin rendor 1 dhe pėrfundon me numrin rendor 2.092. Kjo domethėnė qė Kutubhaneja e Vakėfit asokohe kishte 2.092 njėsi bibliografike “qitape” nė gjuhėt arabe, turke, persiane dhe boshnjake (8 sosh); prej tyre 476, del tė kenė qenė dorėshkrime tė vjetra qė u takonin fushave tė ndryshme shkencore fetare islame.
Sipas Regjistrit tė sipėrpėrmendur, hfz. Bajram ef. Agani kishte shkruar dymbėdhjetė rubrika dhe nė gjuhėn os mane e serbe kishte shėnuar: numrin re ndor, titullin e librit, cilės fushė i pėrkiste libri, emrin, mbiemrin dhe pseudonimin
e autorit, datėn e shkrimit tė origjinalit dhe tė kopjimit tė librit, mė pastaj kishte shėnuar nėse libri ishte i botuar ose dorėshkrim; nė cilėn gjuhė ishte i shkruar, sa ekzemplarė posedonte kutubhaneja, nė cilin dollap gjendej libri si pas numrit, nė cilin rend, sipas cilės shkronjė tė alfabetit si dhe rubrikėn vėrejtje.
Krahas kėtyre shėnimeve, ai kishte vėnė edhe shėnime pėr vitin e lindjes a tė vdekjes tė autorit, pastaj datėn e shkrimit a kopjimit tė dorėshkrimit, e cila ėshtė dhėnė sipas vitit hixhri dhe miladi, dhe shėnime se nė cilin vend dhe nga kush ishte kopjuar dorėshkrimi, dhe kjo sidomos pėr dorėshkrimet qė qenė kopjuar nė vendin tonė nga njerėz tanė; aty janė vėnė emrat e kopjuesve dhe vendi i kopjimit.
Prandaj, pikėrisht pėr shkak tė kėtyre tė dhėnave dhe pikėrisht pėr shkak se ishte pėrpjekja e parė pėr pėrgatitjen dhe hartimin e njė katalogu tė dorėshkrimeve orientale, ndonėse jo nė kuptimin e plotė tė fjalės, ky regjistėr, kujtojmė, duhet tė merret parasysh dhe tė konsultohet nga studiuesit dhe hartuesit e katalogėve tė dorėshkrimeve orientale nė Kosovė, qė do tė hartohen sigurisht nė njė tė ardhme.
Regjistri i dorėshkrimeve orientale tė Kutubhanes sė Vakėfit, pėrgatitur nga hfz. Bajram ef. Agani, merr vlera ku e ku mė tė mėdha edhe pėr faktin se shumica e kėtyre dorėshkrimeve tė kėsaj Biblioteke me njė fond tė pasur, e antikuar, kanė shkuar nė pakthim, kurse Kutubhaneja, sė bashku me tėrė pasuri nė e saj dhe me ndėrtesėn e Kryesisė sė Bashkėsisė Islame tė Kosovės, mė datėn 13 qershor 1999 janė djegur nga forcat paramilitare serbe.
Sido qė tė ketė qenė, sipas Regjistrit tė sipėrpėrmendur, numrin mė tė madh tė kėtyre librave/dorėshkrimeve qė posedonte Biblioteka Qendrore e Vakėfit nė Prishtinė, e pėrbėnin veprat nė fushėn e gjuhėsisė, etikės dhe jurisprudencės isla me etj.. E autorė tė kėtyre librave dhe dorėshkrimeve ishin ulematė mė emi nentė
tė Botės Islame.
Nė mesin e shumė dorėshkrimeve qė janė tė shėnuara nė kėtė Regjistėr, vė mendjen tonė e tėrheqin sidomos tė dhėnat pėr dorėshkrimet autografe autoriale,
mbase edhe unikale, dhe ato qė ishin tė kopjuara nė vendin tonė.

Ndėr ato dorėshkrime veēojmė:
“Tefsirulajeti ala lisanilarnaud”, (Ko mentimi i njė ajeti nė gjuhėn shqipe), i alimit dhe autorit tė shumė veprave nė gjuhėn shqipe me grafi arabe Tahir efendi BoshnjakuGjakova, vdekur mė 1840.
“Ahkamulxhenaizi”, (rregullat e xhen azes), jurisprudencė islame, e au torit Ibrahim bin Jusuf elBulevijj, vdekur mė 1613, dorėshkrim autograf.
“Mefatihi durrijje fi ithbati elkavanini eddurrijje”, gramatikė perse, e autorit Mustafa ibn Ebi Bekri Sivasi, vdekur mė 1840, dorėshkrim autograf.
“Tuhfei Shahidi”, fjalor turqishtpersisht, autor Mustafa efendi Emir zade, vdekur mė 1752, dorėshkrim autograf.
“Elesile ve elexhvibe min kethir elulum”, pyetje e pėrgjigje nga shkenca tė ndryshme, e autorit Muhammed Feramez, i njohur si Munla Husrev.
“Kitab elIftitah”, sintaksė e gjuhės arabe, kopjuar nė Gjakovė mė 1723.
“Ixhazetnameja (diploma) e Mulla Hamdi ibn Ibrahim efendiut”, lėshuar mė 1937, e kopjuar nga Ahmed Ha mdi, dhe dorėshkrime tė tjera nga autorė dhe kopjues tė ndryshėm si:
“Lugati bahrulgaraibi Halimi”, “Tedhkiretu elKurtubi”, “S’adi ‘aleKadi”,“Bahrulmesail”, “Sherhi‘av a rif elme’arif”, “Misbah”, “Sherh
Shir’atulislam”, “Sherhi Nihaje li Ibni Maxhe”, “Tekmile li Ibni Humam”, “Divani Misri”, “Lugat Xhevherusihha”, “Ahtari Kebir”, “Fe tavai Uskubi”, “Eshbah enNedhair”, “Fetavai Ankaravi”, “Fetavai ‘Ali efendi”, “Multeka elEbhur”, “Ah senulmesail ve ekmelulhitab” etj...

Nga sa mė sipėr, mund tė pėrfundojmė se, duke lexuar Regjistrin e dorėshkrimeve dhe librave tė Bibliotekės (Kutubhanes) sė Vakėfit tė Prishtinės, hartuar nga Hafėz Bajram ef. Agani, mund tė kuptojmė se ē’thesar ka poseduar Biblioteka (Kutubhaneja) Qendrore e Vakėfit tė Prishtinės dhe ē’pasuri e madhe ėshtė humbur, kurse hartuesi i kėtij Regjistri me plot meritė mund tė radhitet ndėr “hafizi kutub”ėt e shquar shqiptarė, pėr institucionin e tė cilėve deri mė sot nė Kosovė nuk ėshtė shkruar asnjė studim.



Mr. Sadik Mehmeti
Dituria Islame 200
Hafėz Bajram ef.Agani
Personalitete

Dihet mirėfilli se popujt e qytetėruar kanė prosperuar me shumė sukses, ngaqė, pėrveē tė tjerash, kanė njohur, kanė ēmuar dhe kanė vlerėsuar drejt e nė mėnyrė objektive punėn dhe angazhimin e pararendėsve tė tyre; ata kanė vazhduar aty ku e kishin lėnė tė parėt e tyre, natyrisht, gjithnjė sipas kėrkesave tė kohės, duke plotėsuar e pėrmirėsuar ku kishte zbrazėti dhe vend pėr tė plotėsuar, kurse tė tjerėt, ndėrkaq, kanė ngelur mbrapa pikėrisht pėr shkak tė konceptit tė gabuar e primitiv “historia fillon dhe mbaron me mua!”
Fortėsia e besimtarit dhe qėndrueshmėria e tij
Intelektual tė shquar shqiptar nė mediat arabe

Emancipimi i femrės pėrmes islamit
GRUAJA NĖ ISLAM

SHĖNDETI
Ushqimet e preferuara tė Muhamedit a.s.

Hafėz Ibrahim Dalliu
Komentimi i Istiadhes