udhėzoi drejt shtigjeve tė dritės, i cili na mėsoi se ēėshtė besimi, paqja dhe urtėsia, na mėsoi se ēėshtė, sakrifica, ndihma dhe dashuria e ndėrsjellė.
Ēdo festė e jona e ka urtėsinė dhe porosinė e vet, por porosia e Kurban-Bajramit qėndron fuqishėm mbi parimet e fisnikėrisė, bujarisė, flijimit dhe sakrificės, sepse pėrveē tjerash ėshtė edhe kurorėzim i haxhit, kushtit tė pestė tė Islamit, nė tė cilin demonstrohet uniteti, barazia, solidariteti, devotshmėria dhe madhėshtia e Ymetit tė Muhamedit sal-lallahu alejhi ve sel-lem.
Haxhi ėshtė moment ekskluziv i eliminimit tė tė gjitha diferencave nacionale, racore, klasore etj. Ėshtė njė demonstrim i universalitetit tė kėsaj feje dhe i vėllazėrimit tė pėrgjithshėm tė muslimanėve ngado qė ata tė kenė ardhur. Ėshtė njė pėrkushtim i pėrbashkėt ndaj Zotit duke reflektuar gatishmėrinė pėr ti sakrifikuar interesat shpirtėrore e materialė nė shėrbim tė Allahut xh.sh. dhe duke rikujtuar se Qabeja ėshtė edhe drejtim shpirtėror i tė gjithė myslimanėve. Lidhur me obligueshmėrinė e Haxhit-kėsaj dispozite tė lartė islame, Allahu xh.sh. nė Kuran urdhėron e thotė:
Dhe thirr ndėr njerėz pėr haxhin, se tė vijnė ty kėmbėsorė e edhe kalorės me deve tė rraskapitura qė vijnė prej rrugėve tė largėta. (El-Haxh-xh, 27)
Feja islame e ka karakterizuar Kurban Bajramin edhe me njė vlerė tjetėr nga vlerat sociale e ajo ėshtė: kurbani-sakrifica.
I dėrguari i Allahut thotė:
Dita e Fitėr bajramit karakterizohet me namaz dhe Sadakatul fitr, kurse Dita e Kurban Bajramit me namaz dhe flijim
Kurbani ėshtė institucion fetar i cili synim tė vetin kryesor dhe objektiv parimor ka humanizimin e njeriut, pastrimin e tij shpirtėror, begatimin e tij me vlera dhe aspirata tė larta, edukimin dhe kalitjen e tij.
Prerja e Kurbanit ngėrthen nė vete edhe dimensionin social, ngase, nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme, ata qė kanė, shprehin solidaritetin nė vepėr me skamnorėt, kurse nė kohėn e sotme, kjo fiton edhe mė shumė nė peshė, sepse sot, mė shumė se kurrė, njerėzimi ka nevojė pėr ndihmė reciproke, pėr solidaritet dhe bamirėsi.
Vėllezėr besimtarė
Parimet universale tė Islamit konsistojnė nė formimin e njė shoqėrie tė shėndoshė, dinjitoze e humane, me vlera tė larta etike e tė vlefshme, tė njė shoqėrie tė barabartė, pėrparimtare, tė lirė, demokratike dhe bashkėkohore, tė njė shoqėrie tė njerėzishme, nė tė cilėn tė gjithė njerėzit pa kurrfarė dallimesh, do tė gėzonin lumturinė e vėrtetė shpirtėrore dhe atė materiale trupore.
Roli i njeriut nė kėtė botė ėshtė qė ai sė pari ta njohė natyrėn e ambientin qė e rrethon, qė nė shpirtin e tij tė zgjojė vetėdijen dhe ndėrgjegjen e heshtur tė humanitetit dhe tė njerėzores, tė cilat e shtyjnė dhe e motivojnė pėr realizimin e idealeve tė larta.
Nėse njeriu e kupton drejt kėtė mision, padyshim do tė jetė njė pjesėtar i vlefshėm nė shoqėri, e shoqėria mburret me ata qė zbukurohen e stolisen me kėto virtyte tė larta tė moralit e tė fisnikėrisė.
Tė nderuar vėllezėr e motra!
Le tė jetė kjo festė e Kurban - Bajramit demonstrim i fuqisė sė besimit tonė, i dashurisė dhe i tolerancės si dhe forcim i zemrave tona drejt shkallėve tė larta tė devotshmėrisė, pėr tė na siguruar prosperitet nė kėtė botė dhe shpėtim nė botėn tjetėr. Le tė jetė festa e Kurban bajramit moment i vetėdijesimit tonė, kur ne do tė dimė ta respektojmė dinjitetin njerėzor.
Uroj qė nė zemrat dhe shpirtin tuaj tė shndritė besimi i sinqertė, qė me veprat tuaja tė jeni mirėbėrės, humanė e solidarė, qė nė sjelljet tuaja tė dominojnė respekti dhe mėshira, toleranca, dashuria dhe mirėkuptimi. Sot, tek ne nuk duhet tė ketė urrejtje e armiqėsi, po vetėm fytyra tė gėzuara, buzėqeshje dhe pėrqafime vėllazėrore. Vetėm nė kėtė mėnyrė do ti japim festės sonė domethėnien e vėrtetė.
Pėrfitoj nga rasti, qė nga ky vend i bekuar, tju ftojė qė tė kontribuojmė edhe mė shumė pėr ndėrtimin dhe fuqizimin e mėtutjemė tė atdheut tonė-Kosovės. E kemi amanet nga Krijuesi ynė fuqiplotė qė si qytetarė, tė japim kontributin tonė, qė nė kėtė vend tė mbretėrojė rendi, ligji e rregulli, tė ndėrtojmė njė shoqėri e cila do tė respektojė vlerat qytetėruese tė popujve tė Kosovės duke respektuar etninė, gjuhėn dhe besimin e ēdo qytetari tė saj, dhe duke u angazhuar pėr afirmimin dhe kultivimin e vlerave pozitive tė tė gjithė popujve tė Kosovės.
Nė fund, mė lejoni qė nė emėr tė Kryesisė sė Bashkėsisė islame tė Kosovės, nga thellėsia e shpirtit dhe e zemrės tju uroj festėn e Kurban Bajramit tė gjithė besimtarėve tė besimit Islam nė Kosovė, brenda trojeve tona etnike shqiptare dhe nė diasporė.
Me fat ju qoftė festa e Kurban Bajramit!