Kėshilli i Bashkėsisė Islame - Prishtinė
Bashkėsia Islame e Republikės sė Kosovės
Shkarko nė PDF
Shkarko nė PDF
© Kėshilli i Bashkėsisė Islame - Prishtinė 2009-2011. Tė gjitha ė drejtat tė rezervuara ®
KOLUMNE__________________________________________________
K O L U M N E

Shkaqet e mospajtimit tė muslimanėve

Shkruan: Imam Muhamed Ebu Zehra
Mashtruesit e vetvetės dhe shkelėsit e vlerave tė popullit

Shkruan: Bahri ef.Sejdiu
Menēuria - Urtėsia

Shkruan:
Mr.Adnan Bėrbatovci
Kolonel Gadafi, kopje e Millosheviqit

Shkruan: Besart Shala
Ligjerata e mbajtur nė xhaminė Sulltan Mehmet Fatih,
me rastin e Fiter Bajramit

Shkruan: Bahri ef.Sejdiu
Rrushi dhe vetitė e tij shėruese
Shkruan: Mr.Idriz Xhigoli
Islami pėr vetėvrasjen

Autor: Myftiu, Mr. Naim Tėrnava

Ata qė nuk janė tė interesuar pėr ngjarjet qė ndodhin rreth tij pėrderisa ato nuk ndikojnė drejtpėrdrejt nė jetėn e tyre, janė tė zhveshur nga largpamėsia pėr tė mbėshtetur bujarinė, vėllazėrimin, miqėsinė, ndershmėrinė dhe shėrbimin qė feja u kėrkon njerėzve tė ofrojnė.

Gjatė jetės sė tyre, kėta njerėz pėrpiqen tė kėnaqin egot e veta duke shpėrdorur nė mėnyrė tė rėndomtė mjetet e tyre, pa pasur aspak kujdes pėr kėrcėnimet qė i kanosen njerėzimit. Sidoqoftė, nė Kuran, Zoti lėvdon moralin e atyre qė pėrpiqen me mish e me shpirt pėr tė sjellė mirėsi nė vendin ku jetojnė dhe janė tė interesuar pėr ngjarjet qė ndodhin rreth tyre.
Myslimani duhet tė jetė njė njeri qė pajtohet me urdhėresat e Zotit dhe pėrpiqet me shumė kujdes pėr tė jetuar sipas moralit kuranor, paqes dhe harmonisė. Kurani shprehet: “…Punoni punė tė mira…mos kėrkoni tė shkaktoni mizori nė tokė! Zoti nuk i do mizorėt.”( 16: 76)
Njė mysliman nuk mund tė qėndrojė indiferent pėr atė ēka ndodh rreth tij dhe nuk mund tė pranojė kurrė mentalitetin se asgjė nuk ka rėndėsi pėrderisa nuk i shkakton dėm atij, sepse ai i ėshtė nėnshtruar Zotit, ėshtė mėkėmbės i Tij dhe ambasador i sė mirės.
Ardhja nė Mitrovicė pėr tė debatuar pėr fenomenin e vetėvrasjes para kėsaj mase tė nderuar, kur nė pjesėn tjetėr tė Mitrovicės gjendja ėshtė e tendosur, vetvetiu na bėnė tė mėsojmė se diēka e rėndėsishme po ndodhė nė shoqėrinė tonė nė raport edhe me vetėvrasjen. Nė fenė Islame vetėvrasja  konsiderohet njė prej mėkateve  mė tė mėdha. 
I Madhi Zot krijoi vdekjen dhe jetėn, ndaj edhe mbetet kompetencė e Zotit xh. sh kohėzgjatja e jetės mbi sipėrfaqen e tokės:Allahu xh. sh. thotė:
”Vėrtet Allahu ėshtė Ai i Cili krijoi vdekjen dhe jetėn pėr t’ju sprovuar se kush prej juve ėshtė mė vepėr mirė”. Pra Kurani urdhėron nė vepra tė mira dhe largimin nga veprat e liga, e vepėr e ligė dhe e ndaluar nė Islam ėshtė vetėvrasja .
Burimi hyjnorė i islamit ėshtė Kurani qė mbėshtet konceptet e moralit, dashurisė, mėshirės, pėrkushtimit, sakrificės, tolerancės dhe paqes. Njė mysliman qė i zbaton siē duhet kėto parime nė jetėn e tij, ėshtė njė njeri i sjellshėm, i drejtė,  i besueshėm dhe me tė cilin ėshtė e lehtė tė krijojmė marrėdhėnie tė mira. Ai pėrhapė dashuri, respekt, harmoni dhe kėnaqėsi te tė gjithė ata qė jetojnė pranė tij, ai nuk vret dhe as nuk vetėvritet, dhe largohet nga tė kėqijat ngase ėshtė i pajisur me bindje tė thellė nė pėrgjegjėsin para Zotit. Kurani kėrkon paqe nga njeriu edhe me veten e tij, duke i bėrė me dije se begatit e dhuruara nga ana e Allahut janė begati e veēori qė duhet vlerėsuar e respektuar nga njeriu.
Ndaj problem kyē i njeriut sipas mendimit tim ėshtė paqja me vetveten, gatishmėria pėr tė jetuar nė paqe me veten dhe tė tjerėt,vetėvrasja konsiderohet akt mizor ku njeriu humb arsyen dhe nuk e ka mė nė mbikėqyrje vetėn e vet, por atė e udhėheq fuqia negative deri nė atė masė sa ti bėjė keq edhe vetės sė vet. E nė raport me pėrgjegjėsinė qė do ta kemi  para Zotit. Allahu xh. sh. thotė: ”Veē kemi krijuar njeriun nė formėn mė tė mirė”.
Megjithatė dukurinė e vetėvrasjes e gjejmė pothuajse te tė gjithė popujt e botės, mirėpo jo edhe njėsojė tė kuptuar e komentuar. Vetėvrasja tek shqiptarėt nė krahasim me popujt e tjerė apo shtetet e tjera mund tė themi se nuk ka qenė dukuri, raste tė rralla kemi pasur te shqiptarėt kur ėshtė nė pyetje vetėvrasja. Pas luftės sė fundit nė Kosove kemi raste tė shumta tė vetėvrasjes, por edhe tė vėllavrasjes, dukuri tė cilat nė princip janė  kundėr natyrshmėrisė sė krijimit tė njeriut.
Ndaj njeriu nuk ka asnjė tė drejte ti bėjė keq vetės e lė mė tė tjerėve.
Vėrtetė ėshtė njė dukuri qė kėrkon njė ndalesė tė gjatė dhe meditim rreth shkaqeve, motiveve dhe mėnyrave tė trajtimit.
Allahu xh. sh. nė Kuran ka thėnė : “ O ju qė besuat, mos e pėrvesoni pasurin e njėri-tjetrit nė mėnyrė tė palejuar, pėrpos tregtisė nė tė cilėn keni pajtueshmėri mes vete, dhe mos mbytni veten tuaj ( duke mbytur njėri-tjetrin). Vėrtetė Allahu ėshtė i mėshirshėm pėr ju.”
Kėtu para jush do tė pėrmendi edhe disa shkaqe tė cilat ndikojnė dhe shtyn individin tė marrė njė vendim pėr vetėvrasje,dhe mėnyrėn e zvogėlimit tė rasteve apo gjetjen e ilaēit efektiv pėr vetėvrasjen. Edhe pse harxhohen fonde tė shumta pėr ta luftuar kėtė dukuri, fatkeqėsisht ajo ėshtė nė rritje.
Nga hulumtues tė shumtė tė kėtij fenomeni thuhet se 90 % e rasteve i kanė shkaqet te ērregullimet psikologjike, tė cilat shoqėrohen me situata tė ndryshme,dhe njeriu humb arsyen, kriterin, etikėn, shpresėn e cila ekzistonte tek ata mė parė.
Pėrdorimi i substancave narkotike, alkoolit, traumat, streset, jo gatishmėria pėr tu ballafaquar me sfidat e jetės, janė disa nga shkaqet tė cilat e qojnė njeriun nė marrjen e njė hapi pėr ti shuar jetėn vetės.
Vetėvrasja ėshtė njė nga mėkatet e mėdha nė Islam. Vetėvrasja ėshtė njė mėkat mė i madh se vrasja e dikujt tjetėr, pra nėse dikush vret njė person tjetėr vepron njė mėkat mė tė vogėl se tė vrasė veten. Pėr kėtė arsye dijetarėt Islam kanė rėnė nė kundėrshtime nė lidhje me faljen e xhenazes sė atij qė vetėvritet. Ky kundėrshtim ekziston vetėm pėr vetėvrasėsin  ndėrsa pėr vrasėsin nuk ekziston njė kundėrshtim i tillė, pra vrasėsit i falėt xhenazja.
Pejgamberi a.s. e ka theksuar nė shumė hadithe se vetėvrasja ėshtė mėkat i  madh.
Pejgamberi a. s. u thotė shokėve tė tij: “ Qėndroni larg shtatė mėkateve shkatėrruese pėr njeriun. Shokėt i thanė, O I Dėrguar, kush janė ato shtatė mėkate? Pejgamberi a. s. tha: “Shirku ndaj Allahut xh. sh., vrasja dhe vetėvrasja, ngrėnia e pasurisė sė jetimit, arratisja nga lufta, shpifja pėr zina pėr gruan e ndershme.”
Dėnimi i personit i cili ka vrarė veten i jepet nė mėnyrėn e vetėvrasjes, nėse ai e ka vrarė veten duke e prerė me thikė, atėherė nė xhehenem do tė dėnohet nė atė mėnyrė. E kush e mbyt veten e tij nė kėtė botė me ujė ose me litarė, nė atė botė do tė dėnohet nė atė mėnyrė.
Nė momentin kur ndodh problemi, njeriu kujton se kjo botė bėhet ė padurueshme por kur kalon njė kohė pas kėsaj ngjarje njeriu arrin tė kuptoj se ai problem qė i ka ndodhur mė parė nuk ka qenė dhe aq i padurueshėm sa tė vetėvritet. Ēdo lloj problemi me kohėn kalon dhe lehtėsohet dhimbja e tij. Urtėsia e durimit nė momentin e fatkeqėsisė ėshtė qė njeriu pas njė kohe e kupton se nuk ka qenė fundi I botės me ndodhjen e atij problemi.
Besimtari nuk e lė veten tė shtypet nėn ndjenjėn e pashpresė ndaj zgjidhjes sė problemit ose tė zgjedhė vetėvrasjen si zgjidhje tė vetme tė problemit.
Shumica e dijetarėve nė lidhje me vetėvrasjen kanė rėnė nė njė mendim se personi qė vetėvritet nuk del nga feja, gjithashtu i falet edhe namazi i xhenazes. Imam Ebu Hanife dhe Imamėt tjerė janė tė mendimit se vetėvrasėsit i falet xhenazja por atė nuk e fal i pari i vendit, atė mund ta falė dikush tjetėr nga besimtarėt.
Pra nė mesin e myslimanėve vetėvrasja ėshtė mėkat I madh dhe rreptėsisht e ndaluar, dhe konsiderohet njė akt i shėmtuar dhe i urryer, megjithatė ka vende ku vetėvrasja konsiderohet njė akt i nderuar, i lavdėruar, njė vepėr pėr t’u krenuar siē ėshtė rasti me Japoninė etj.
Japonezėt besojnė qė vetėvrasja ėshtė “ njė zgjidhje krenare e problemeve tė pazgjidhura”. Edhe pse disa vende, kultura, e pranojnė vetėvrasjen, nė tė shumtėn e rasteve ajo konsiderohet si njė akt i mjerė pėr dalje nga situate e nder…
Mbi njė milion njerėz bėjnė vetėvrasje pėr ēdo vit, kjo do tė thotė se vetėvrasja nė pėrmasa botėrore zėnė vendin e dhjetė si shkaktar i vdekjes .
Sipas Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, 40 % e vetėvrasjeve ndodhin nė Japoni, Indi dhe Kinė. Ndėrsa, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės shkalla e vetėvrasjes ėshtė rritur dekadėn e fundit, nė veēanti ndėrmjet viteve 1999-2005, nė mesin e tė bardhėve, tė moshave 40-64 vjeēare.
Pėrveē problemeve tė shumta, kjo dukuri shoqėrore me pėrmasa shqetėsuese ėshtė e pranishme edhe nė Shqipėri, si njė vend nė tranzicion, vetėvrasja, po tė kemi parasysh statistikat zyrtare tė policisė, flasin pėr rreth 200 vetėvrasje nė vit, numėr qė tejkalon numrin e krimeve tė ndryshme.
Pėrndryshe statistikat e policisė flasin pėr rritje tė numrit tė rasteve tė vetėvrasjeve dhe tentim vrasjeve edhe nė Kosovė. Tė dhėnat e policisė sė Kosovės thonė se gjatė vitit 2009 janė raportuar 60 raste tė vetėvrasjeve dhe 255 tentativa tė vetėvrasjeve.
Nė mesin e shoqėrisė sonė shtrohet njė pyetje shumė e madhe:
Pse nė tė kaluarėn e afėrt kishim te populli ynė ka pas  shumė pak vetėvrasje?!!!, ndėrsa  tash fatkeqėsisht trendi i vetėvrasjeve ėshtė nė rritje.
Sot kur kombi shqiptar frymon mė lirshėm se para 20 vjetėsh si nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni etj, kur ėshtė shumė mė i arsimuar, kur gjendja ekonomike ėshtė mė e mirė, numri vetėvrasjeve ėshtė nė rritje shumė tė shpejt. Kjo gjendje ėshtė alarmante, shqetėsuese , ngase pas luftės pėr ēdo javė e kemi nga njė tė vetėvrarė nė Kosovė ēka do tė thotė se kjo shoqėri, kėto institucione duhet tė punojnė edhe mė shumė nė zvogėlimin apo parandalimin e kėtij fenomeni.
Mendoi se ilaqi-bari shėrues pėr kėtė sėmundje ėshtė bindja e drejt fetare nė raport me Krijuesin, bindja nė pėrgjegjėsin qė duhet tė japim para Zotit, pra pajisja e bollshme me edukatė e moral tė lartė fetar kishte me zvogėluar kėtė tashmė dukuri nė mesin e kombit tonė. Bazuar nė kėtė dhe shumė dukuri tjera negative ėshtė mė se e nevojshme edhe aplikimi i mėsimeve fetare nėpėr shkollat publike, ku i riu kishte pasur rastin qė direkt tė pajiset me njohuri fetare tė cilat kishin me ndikuar qė ai tė largohet nė mas tė madhe nga dukurit negative, mirėpo edhe nga marrja e njė hapi kaq mizor nė shuarjen e jetės vetvetes.
Kurani i cili urdhėron qė tė gjithė njerėzit, madje tė gjitha krijesat duhet tė trajtohen me mėshirė, duke e krahasuar shuarjen e njė jete me shuarjen e jetėve tė njerėzve nė pėrgjithėsi. Allahu thotė: “Kush vret ndokėnd qė s’ka vrarė njeri ose qė nuk ka bėrė ērregullime nė tokė ėshtė sikur tė ketė vrarė tė gjithė njerėzit. Dhe nėse dikush shpėton njė jetė,ėshtė sikur tė ketė shpėtuar jetėn e tėrė njerėzve.” (5:32)
Ditėn e hėnė mė 20.09.2011 shkoja pėr Shqipėri, rrugės nė njė prej gazetave tona tė pėrditshme lexoi edhe njė artikull shumė shqetėsues, i shkruar nga njė gazetar italian, ku ai pasqyron gjendjen nė Shqipėri me fenomenin e hakmarrjes dhe thotė; brenda 20 vjetėsh nė Shqipėri vetėm pėr gjakmarrje janė vrarė mbi 20 mijė shqiptarė.
Rrugės u ndalėm nė njė restorant nė tė hyrė tė Tiranės pėr tė drekuar, shikojmė televizionin dhe pas pak minutash jepet lajmi se: Babai vrau djalin, pas pak minutash lajmi tjetėr, se i fejuari vret tė fejuarėn shtatzėnė e mė pas vret edhe veten,pas pak minutash lajmi tjetėr  se vdiq njė dhe u plagosėn tre nė njė aksident komunikacioni,pas pak minutash pėr njė pakujdesi me energjinė elektrike vdes njė person,brenda njė ore shtat tė vdekur. Me tė arritur nė Tiranė lajmi tjetėr ekzekutohet me breshėri plumbash njė i ri nė Durrės,vėrtet gjendje alarmante e cila troket nė ndėrgjegjen e ēdo shqiptari.
Pra numri vėllavrasjeve dhe i vetėvrasjeve edhe nė Kosovė ėshtė alarmant, ndaj duhet bėrė diēka pėr tė ndryshuar kėtė gjendje, pėr tė parandaluar vėllavrasjet dhe vetėvrasjet, e dukuri tjera tė shėmtuara nė mesin e shoqėrisė sonė. Nuk mund ti ikim pėrgjegjėsisė e tė qėndrojmė spektator pasiv mbi atė se ē’far po ndodhė nė mesin tonė.
  Kurani nuk pėrmend dėnim mė tė rėndė pėr asnjė lloj krimi tjetėr qė kryhet qėllimisht, pėrveē se pėr atė qė vret dikė tė pafajshėm. Allahu xh. sh. thotė:“ Kush mbyt njė besimtar qėllimisht, dėnimi i tij ėshtė xhehenemi, nė tė cilin do tė jetė pėrgjithmonė. Allahu ėshtė i hidhėruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka pėrgatitur dėnim tė madh.” (4: 91)
Islami ėshtė njė fe qė I ėshtė shpallur njerėzimit me qėllimin e dhurimit tė njė jete paqėsore, nėpėrmjet sė cilės tė pasqyrohet nė tokė, mėshira dhe bamirėsia e pafund e Zotit. Zoti I urdhėron tė gjithė njerėzit nė moralin islam, nėpėrmjet tė cilit mėshira, bamirėsia, paqja dhe toleranca mund tė bėhen pjesė e jetės nė tė gjithė botėn. Nė suren “ Bekare” ajeti 208, Zoti u drejtohet besimtarėve si vijon: “ O ju qė besuat, hyni tėrėsisht ne Islam (paqe)! Mos ndiqni gjurmėt e djallit! Ai ėshtė, pa dyshim, armiku juaj i hapur.”



-------------------------------------
*Kumtesė e mbajtur nė Mitrovicė, mė 29 shtator 2011, nė tribunėn e organizuar nga Kėshilli i Bashkėsisė Islame, “Vetėvrasja dukuri shqetėsuese nė vendin tonė”.