a.s. familjen e tij fisnike, mbi shokėt e tij besnik, dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin udhėzimin e tij deri nė ditėn e gjykimit.
Tė nderuar vėllezėr besimtar, teleshikues tė nderuar
Sot kemi kaluar prej njė muaji tė madh tė stinės sė ibadetit-adhurimit mė tė sinqertė njerėzor agjėrimit, nė ditėn mė tė madhe tė muajit tė ri, ditėn e festės sė fitėr Bajramit, nga njė muaj i mėshirės, i faljes dhe shpėrblimit tė Allahut xh.sh. Ky muaj qė po e lėmė pas ishte muaj i devotshmėrisė, i namazit, zekatit, sadakatul fitrit, bujarisė, ndihmės njerėzore duke gėrshetuar vlerat mė sublime , tė njohura ndonjėherė nė llojin njerėzor.
Muaji i Ramazanit ishte muaj i lidhjes sonė mė tė ngushtė me Krijuesin, muaj i solidaritetit shoqėror, bėmirėsisė, vepra kėto qė i bėmė me dėshirė dhe besim tė plotė se atė qė po e kryejmė ėshtė urdhėr i Allahut, dhe njėkohėsisht pastrim i yni nga tė kėqijat dhe egoizmi. Kur Ramazani e paralajmėron shkuarjen e vet ne jemi nė gjendje vetėm tė themi subhanallah, sa shpejtė po shkon kjo jetė, sa shpejtė po kalojnė ditėt dhe netėt, sikur tė ishin gjethe vjeshtore tė cilat i valviti era e fatit! A thua nuk ėshtė e tėrė jeta vetėm disa qaste? Po, jeta ėshtė vėrtetė vetėm si njė vegim qė kalon sa qel e mbyll sytė, ndėrsa Ahireti dhe pėrhershmėria i takojnė Allahut qė ėshtė i pėrhershėm dhe i pa fund: Cdo gjė qė gjendet nė tė ėshtė e kalueshme, dhe mbetet vetėm Zoti yt, i Madhėrishmi dhe i Nderuari! Errahman 26,27.
Ku na iku muaji i Ramazanit, A nuk ishte vetėm para disa qasteve me ne! A nuk ishte ai tė folurit e mimbereve tona, lėndė e bisedave dhe debateve, dekor i minareve tona, mall i tregjeve tona, shoqėri e natės e takimeve tona, jeta e xhamive tona? E ku ėshtė tash? Ja atje, po e kėput perin e fundit qė do ta nxjerrė nga horizonti ynė. Pra , devotshmėria jonė e jashtėzkonshme kaloi, u heshtėn zėrat e bilbilave nėpėr degė
! Allahut cdo gjė i kthehet.
O Ramazan! Sa i madh ėshtė ndryshimi ndėrmjet dy ditėve tua, ditės sė ardhjes dhe ditės sė shkuarjes sate
Ashtu ėshtė i madh edhe ndryshimi i ardhjes sonė me atė tė shkuarjes sonė nga kjo botė
Tė kemi pritur me sy e zemėr tė hapur, tė kemi pritur me gėzim,hare dhe shpresė. Kemi dėshiruar tė na vijė pastėrtia jote, nė tė cilėn do tė kėndellen shpitrat tanė, sepse kanė qenė tė ndryshkur e tė tharė. I jemi gėzuar qastit tė ardhjes sate, sepse ajo do tė thotė pajtim me Krijuesin tonė. Sa kemi dashur tė jemi besnik, sa kemi shpresuar tė jemi tė fortė nė bamirėsinė tėnde. E sot kur po pėrshėndetemi me ty shpirtrat na janė plotė frikė e shpresė pėr shpėrblimin qė na prźt . Nuk e dimė sa tė kemi qenė tė besueshėm, nuk e dimė sa kemi realizuar porosinė tėnde. O Ramazan
thuaju atyre tė cilėt u mashtruan kėsaj here, qė mos tė lejojnė tė mashtrohen edhe herėn e dytė, nė lamtumirėn tėnde thuaju Ai i cili e ka lėshuar rastin nė ditėt e mia, le ta kompensojė nė tė tjerat, nėse Allahu do ti dhurojė jetė! Thuaju atyre, se dyert e pendimit janė tė hapura: Ai, i cili bėn ndonjė tė keqe ose bėn gjynah ndaj vetes e pastaj lut Allahun qė t,ia falė, do tė bindet se Allahu falė dhe ėshtė i mėshirshėm. Nisa,110. Ky ishte muaji i sinqeritetit dhe pastėrtisė kulmore, dhe lidhshmėrisė me Krijuesin tonė xh.sh.
Andaj, tė nderuar besimtarė, sot me tė drejtė feston toka dhe qielli, engjujt e Allahut qė shėnuan veprat tona, dhe njerėzit nė tokė, pėr shkak tė kryerjes e njė urdhėri hyjnor, dhe kthyerjes sė tyre nė natyrmėrinė e mė hershme nga e cila u larguan njė muaj rresht vetėm pėr hirė tė Allahut Fuqiplotė. Sepse Islami si fe e mėsoj njeriun nė tė gjitha ato vepra tė dobishme vetėm qė ai tė jetė i fortė, i moralshėm, fisnik dhe i sinqertė nė kryerjen e obligimeve qė Ai e obligoi mbi kėtė dhe.
Nė kėtė ditė tė madhe festive tė Fitėr Bajramit tė gjithė besimtarėt ftohen tė kthehen nė natyrshmėrinė e tyre, nė sofrėn e madhe tė Allahut xh.xh. prapė tė pėrqėndruar nė fenė e pėrditshmėrisė sė Islamit. Allahu xh.sh. thotė nė kaptinėn errum, "
Pėrqėndrohu nė vetvetėn tėnde sinqerisht nė fenė e pastėr, i larguar prej cdo tė kote, feja e Allahut nė tė cilėn i krijoi njerėzit, ska ndryshim tė asaj natyrshmėrie tė krijuar nga Allahu, ajo ėshtė feja e drejtė, por shumica e njerėzve nuk e kuptojnė.. Errum,30.
Ti besimtar, sot ndjehu krenar pėr atė qė ke kryer, dhe pėr atė qė do ta veprosh edhe nė ditėt nė vijim, sepse krenaria jote lidhet me besimin tėnd tė drejtė dhe me krenarinė hyjnore tė Allahut xh.sh. sepse Islami iu shpall njerėzimit pėr njė qėllim; pėr tė larguar robėrinė e njerėzve ndaj njerėzve, dhe pėr tė arritur robėrinė ndaj Allahut, si dhe pėr tė realizuar drejtėsinė nė tokė. Islami erdhi qė ta transferojė njerėzimin nė njė jetė tė ndritshme me vlera dhe rregulla, dhe ai kėto faza tė cilat tė shpiejnė nė kėtė qėllim fisnik, i konsideroi thelb tė misionit tė vet, ashtu siq e konsideroi mospėrfilljen e kėtyre metodave, kundėrshtim dhe largim nga ai.
Ėshtė e vėrtetė se, nėse feja ėshtė sjellje e mirė nė mes vetė njerėzve, ajo nė natyrėn e vet qiellore ėshtė lidhje e pashkėputshme (Urvetul Vuthka) mes njeriut dhe Zotit, ndėrkaq tė dyja kthehen nė njė esencė tė pėrbashkėt. Ka disa fe tė cilat pretendojnė se pėrqafimi i atij besimi i anulon mėkatet , dhe se kryerja e ritualeve tė caktuara i fshinė gabimet. Ndėrsa Islami nuk e thotė kėtė pa qenė besimi bosht i veprimit tė tė mirės dhe kryerjes sė obligimit, si dhe pa qenė rituali i paraparė pastrim nga e keqja dhe pėrgatitje pėr pėrsosmėrinė e dėshiruar , gjegjėsisht veprat e kėqija mund tė fshihen vetėm nga veprat e mira tė cilat kryen njeriu, dhe me to ai ngrihet nė piedestal mė tė lartė. Muhamedi a.s. ishte konsekuent nė konfirmimin e kėtyre parimeve tė drejta, ashtu qė t,i kuptojė qartė ummeti i tij, dhe mos ta zhvlerėsojnė besimtarėt peshėn e moralit, e ta ngrejnė peshėn e dokeve.
Ibėn Omeri r.a. thotė e kam dėgjuar Muhamedin a.s. duke thėnė: Muslimani mesatar nė adhurim, me moralin e vyeshėm dhe natyrėn fisnike, do ta arrijė gradėn e atyre qė agjėrojnė dhe falen shumė. Kurse nė njė hadith tjetėr thotė: Ka shpėtuar ai i cili e ka pranuar sinqerisht besimin nė zemėr, e ka zemrėn e shėndoshė, gjuhėn korrekte, shpirtin tė qetė dhe karakterin e drejtė.
Islami I bashkon kėrkesat e trupit dhe shpirtit, nė mėsimet e tij e ndėrpret dominimin e njėrės mbi tjetrėn, dhe nė kordinimin e nevojave tė tyre e ndihmon njeriun nė kryerjen e misionit tė tij nė kėtė jetė dhe pas saj,e kjo ndikon nė rregullimin e cėshtjeve fizike dhe psikike, dhe vėnien e tyre nė baza fisnike.
Asnjė edukatė nuk mund tė jetė efikase pa u mbėshtetur nė shembullin e mirė, e shembullin mė tė mirė e kemi tė Dėrguarin e Allahut xh.sh. i cili nė mesin e shokėve tė tij ka qenė shembulli mė i lartė pėr moralin nė tė cilin thirrte.
Ne duam qė qytetėrimi islam tė rimėkėmbet dhe tė ngrihet pėrsėri edhe tek ne, jo thjesht pėr tė qeverisur dhe sunduar, por pėr t,i falur njerėzve atė qė i ka munguar qe njė shekull, besimin, edukatėn, moralin e lartė, lumturinė dhe kėnaqėsinė shpitėrore. A ėshtė e mundur qė ta rikthejmė lavdinė dhe krenarinė tonė? A ėshtė e mundur qė tė kthehet qetėsia dhe lumturia njerėzore? A ėshtė e mundur tė zhduken stresi dhe depresioni tek rinia jonė, qė tė gjitha kėto po marrin kushedi sa jetė njerėzish nė moshėn mė tė mirė. Unė ju them tė gjithė atyre qė e bėjnė kėtė pyetje, qė diqka e tillė jo vetėm qė ėshtė e mundur por ėshtė e sigurt qė do tė ndodhė
kur? Atėherė kur tė largohet rinia jonė nga alkooli, prostitucioni, gėnjeshtra, mashtrimet, lakuriqėsia etj.
T,i kthehemi besimit nė Zotin njė, sepse ky besim dhe siguria nuk vjen nga hiqi, ai vjen nga predikimet e njerėzve mė tė mirė nė tokė, tė cilėt i dėrgoi Allahu mėshirė dhe udhėzim pėr njerėzit.
Nėse do tė mbetemi pėrherė peng e njė rrethi vicioz shoqėror dhe paralelisht na mungon vizioni dhe largėpamėsia, ne jo vetėm qė nuk mund tė sjellim ndryshimin dhe pėrmirėsimin pėr njerėzit, por ne do tė kundėrshtohemi me njėri tjetrin, duke aluduar se secili prej nesh ka tė drejtė,e ne nuk i bėjmė dobi dot as vetes tonė.
Qė kur Zoti krijoi njeriun e parė nė tokė, e njohu dhe e prezantoi me disa ligje dhe norma, sipas tė cilave do udhėhiqte jetėn nė tokė. Nė momentin kur njeriu shkel kėto ligje dhe nuk respektohen , njeriu e humbet rolin e tij si mėkėmbės i jetės nė tokė.
Nuk ka qetėsi mė tė madhe pėr njeriun, mėnyrė mė tė mirė qė t,i largojė brengat e tij, dhe gėzim mė tė madh pėr tė, se sa tė jetoj me zemėr tė shėndoshė, tė pastėr prej cytjeve tė shpirtėligėsisė dhe shpėrthimit tė urrejtjes; kur e sheh se dikujt I ėshtė dhėnė ndonjė begati, ai duhet tė jetė I kėnaqur me tė, dhe e sheh mirėsinė e Allahut nė tė e poashtu e sheh nevojėn e robėrve tė Allahut pėr Tė, dhe e pėrkujton fjalėn e Muhamedit a.s. ku thotė:
O Allahu im , cdo e mirė qė mė jepet mua apo ndonjė prej krijesve Tua, ajo ėshtė vetėm prej Teje, e Ti nuk ke shok, pra ty tė takon i tėrė lavdėrimi dhe falėnderimi.(trans.Ebu Davudi)
E kur e sheh ndonjė njeri se e gjen ndonjė e keqe , i vjen keq pėr tė,dhe i lutet Zotit t,ia largojė atė vėshtirėsi, dhe t,ia falė mėkatet, e pėrkujton atė me tė cilėn iu drejtua Muhamedi a.s. Zotit: O Zot nėse fal, Ti ua fal tė gjithėve, Dhe cdo robi Tėnd qė vuan..
Me kėtė muslimani jeton faqebarhė, i kėnaqur me Zotin dhe jetėn, me shpirt tė qetė nga tendencat e urrejtjes sė verbėr, sepse prishja e zemrės me ligėsi ėshtė sėmundje shkatėrruese, e Imani shumė shpejtė del nga zemra labile, sikur qė derdhet uji nga ena me vrima!!
Nisur nga ky fakt, bashkėsi e vėrtetė muslimane ėshtė ajo qė ngritet mbi ndjenjat e dashurisė sė pėrbashkėt, afrimit unik, bashkėpunimit reciprok , sjelljes sė butė, nė tė cilėn nuk do tė ketė vend pėr individualizmin dominues jomirėnjohės, por ajo do tė jetė ashtu sic e atribuon Kurani ku Allahu thotė:
Edhe ata qė kanė ardhur pas tyre e thonė: Zoti ynė, falna ne dhe vėllezėrit tanė qė para nesh u pajisėn me besim dhe mos lejo nė zemrat tona farė urrejtjeje ndaj atyre qė besuan. Zoti ynė Ti je i butė, e mėshirues!
Nėse zhvillohen dhe vėrshojnė rrėnjėt e armiqėsisė, dhe pėrhapen gjembat e saj, ajo i thanė lulet e besimit tė freskėt dhe paralizon dashurinė e paqėn qė e pretendojmė. Nė atė rast nė kryerjen e detyrave obligative nuk do tė kenė dobi, as namazi, as Zekati, as lėmosha, as agjėrimi, e as qė shpirti do tė mbrohet me to.
Besimtar tė nderuar
shfrytėzoni kėto qaste tė festės suaj dhe pastroni zemrat e pasuritė tuaja me pendim tė sinqertė, vizitoni tė afėrmit tuaj dhe ata qė kanė nevojė pėr ju, qė edhe ata tė festojnė si ju!
Sot kaluam njė muaj tė shkallės mė tė lartė tė devotshmėrisė dhe sinqeritetit, pėr hirė tė Allahut, dje ishte e ndaluar tė mos agjerohet kurse sot ėshtė e ndaluar tė agjerohet, sepse
O Zoti ynė, ne dėgjuam njė tė dėrguar I cili na thėrriste nė besim, Besoni Zotit tuaj, dhe ne besuam. O Zoti ynė na fal gjynahet tona, zbuti veprat tona tė kėqija dhe bėna tė vdesim me ata tė mirėt. O Zoti ynė na jep atė qė na e ke premtuar me anė tė pejgamberėve Tu dhe mos na pikėllo nė ditėn e Kijametit! Ti me siguri e pėrmbush premtimin tėnd. Ali Imran, 193,194.
Po tė lutemi ty o Zot edhe nė kėtė ditė feste t,i falėsh dhe t,i mėshirosh tė parėt tanė dijetarė e dėshmorė, qė dhanė jetėn e tyre dhe u flijuan, qė ne sot tė festojmė nė Republikėn e Kosovės sonė tė shtrenjtė, Ti je falės dhe Ti na bėnė neve ngadhnjmėtar , nė kėtė dhe nė botėn tjetėr.