Kėshilli i Bashkėsisė Islame - Prishtinė
Bashkėsia Islame e Republikės sė Kosovės
Shkarko nė PDF
Shkarko nė PDF
© Kėshilli i Bashkėsisė Islame - Prishtinė 2009-2011. Tė gjitha ė drejtat tė rezervuara ®
K O L U M N E

AKTUALE
Libia - thirrje pėr zgjim pėr sigurinė e Evropės

"Times" - Nė njė shkrim autorial, botuar nė gazetėn Times, sekretari i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, flet misionin ajror tė NATO-s nė Libi.

Nga Anders Fogh Rasmussen


Misioni ajror dhe detar i NATO-s nė Libi, ėshtė angazhimi i parė ushtarak i madh qė prej krizės globale financiare. Me reduktimet drastike qė aleatėt evropianė tė NATO-s po u bėjnė shpenzimeve pėr mbrojtje, ėshtė rritur frika legjitime rreth asaj nėse kėto vende janė ende nė gjendje qė t’u pėrgjigjen krizave tė tilla.

Shpejtėsia e paprecedentė, shkalla dhe ritmi i qėndrueshėm i ekzekutimit tė operacionit “Mbrojtėsi i Unifikuar”, ėshtė njė shenjė qė tregon diēka tjetėr.

Operacioni ka treguar se shtetet evropiane, edhe pse shpenzojnė tani mė pak pėr mbrojtje sesa Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe fuqitė aziatike, ato ende mund tė luajnė rol qendror nė operacionet ushtarake. Padyshim, pas SHBA-ve, Evropa ende e ka pozitėn e forcės mė tė avancuar ushtarake tė botės. Pyetja, megjithatė, ėshtė nėse Evropa do tė jetė nė gjendje qė tė mbajė kėtė pozitė nė pesė apo dhjetė vjet.

Kjo ėshtė shqetėsuese kur kihen parasysh ndryshimet e vazhdueshme tė fuqisė globale ushtarake, tė mishėruara nė rėniet relative tė shpenzimeve tė mbrojtjes evropiane nė krahasim me atė tė fuqive nė zhvillim apo SHBA-ve. Derisa vendet evropiane janė pasuruar, ato kanė filluar tė shpenzojnė mė pak nė mbrojtje.

Shumė vėzhgues, pėrfshirė edhe ata tė rretheve qeveritare nė tė dy anėt e Atlantikut, argumentojnė se sfida mė e madhe e sigurisė, me tė cilėn pėrballet perėndimi ėshtė rritja e niveleve tė borxheve nė Evropė dhe SHBA.

Ata e kanė njė qėndrim tė drejtė, pasi nuk mund tė ketė fuqi ushtarake pa para. Tė tjerėt argumentojnė se ka pak arsye pėr t’u shqetėsuar nėse popujt evropiane investojnė mė pak nė mbrojtje, pasi kjo reflekton se Evropa ėshtė e tėrė, e lirė dhe paqėsore. Mirėpo, kėto argumente dėshtojnė tė marrin nė konsiderim tri fakte tė rėndėsishme.

Sė pari, fuqia ushtarake vazhdon tė ketė rėndėsi nė gjeopolitikėn e shekullit XXI. Sfidat e sigurisė, me tė cilat pėrballet Evropa pėrfshijnė konfliktet nė fqinjėsinė e saj, siē ėshtė rasti me Libinė, terrorizmin nga shtetet e largėta, por qė janė tė dėshtuara, dhe kėrcėnimin nė rritje siē ėshtė rritja e kapaciteteve tė armatimit pėr shkatėrrim masiv dhe lufta kibernetike.

E dyta, fuqitė e reja ekonomike dhe ushtarake, siē janė Brazili, Kina dhe India, po hyjnė nė kėtė fushė. Do tė ishte e gabueshme qė prania e tyre tė shihet, thjesht, si njė sfidė pėr perėndimin, apo tė pretendohet se ato paraqesin kėrcėnim ushtarak. Kėto shtete kanė pak interesim qė tė hedhin poshtė sistemin global, mbi tė cilin ėshtė ndėrtuar prosperiteti i tyre.

Evropa duhet ta mirėpresė atė qė kėto shtete mund tė ofrojnė ushtarakisht pėr sigurinė ndėrkombėtare.

Nėse Evropa ėshtė duke e krijuar njė hapėsirė boshe tė sigurisė, atėherė kėto fuqi munden, nė teori, qė ta reduktojnė kėtė hapėsirė. Megjithatė, kjo ėshtė pak vėshtirė qė tė ndodhė pasi interesat e tyre dhe ato tė vendeve tė perėndimit mund tė mos jenė tė njėjta dhe se nuk ėshtė e sigurt qė fuqitė nė rritje kanė qasje tė njėjtė, sa u pėrket kėrcėnimeve tė sigurisė.

Paradoksi, mė pas, ėshtė qė urdhri global shijon mė shumė lojtarė se sa herėve tė tjera dhe prapė se prapė ka shumė pak garantues. Evropa mbetet njė nga kėta garantues, mirėpo edhe pėr sa kohė?

E treta, partneriteti transatlantik mbetet motori kryesor i sigurisė globale. Ky partneritet ka qenė i suksesshėm nė ndarjen e qėllimeve dhe vlerave tė pėrbashkėta, derisa ka nxitur forcat qė tė punojnė sė bashku. Mirėpo, SHBA-tė, po pėrballen me problemet e veta buxhetore dhe siē ka treguar edhe rasti i Libisė, Uashington nuk do jetė gjithmonė nė krye tė atyre qė janė projektimi i fuqisė.

Zgjidhja e qartė pėr tė gjitha kėto probleme ėshtė qė Evropa tė shpenzojė mė shumė pėr mbrojtje. Mirėpo, duke e pasur parasysh ambientin ekonomik, ėshtė vėshtirė e mundshme qė qeveritė evropiane do tė bėjnė ndryshime tė mėdha. Pra, mėnyra pėr tė ecur para nuk ėshtė pėr tė shpenzuar mė shumė, por pėr tė shpenzuar mė mirė.

Para sė gjithash, Evropa ta ēojė para tė ashtuquajturėn “Mbrojtje inteligjente”. Ky lloj i mbrojtjes ka tė bėjė me ndėrtimin e sigurisė me mė pak para, duke punuar sė bashku dhe duke u bėrė mė fleksibilė. Kjo do tė thotė edhe inkurajim i bashkėpunimit multi-nacional. Derisa ka rritje edhe nė ēmimet e pajisjeve ushtarake, shtetet evropiane nėse veprojnė tė vetme, mund tė kenė probleme qė tė pėrballojnė armė tė teknologjisė sė lartė, siē janė armėt qė pėrdoren nė Libi.

NATO-ja mund tė shėrbejė si njė aleancė qė sjell shtetet mė afėr njėra- tjetrės, duke identifikuar atė qė kėto shtete mund tė bėjnė sė bashku me shpenzime mė tė vogla, me mė shumė efikasitet dhe mė pak rrezik.

Sfidat ekonomike, me tė cilat popujt e Evropės pėrballen, janė shumė tė mėdha, mirėpo kjo nuk duhet tė parandalojė qė tė shihet pamja e gjerė strategjike. Shkurtimet e pakoordinuara tė strategjive mund tė rrezikojnė sigurinė e kontinentit. Libia mund tė merret si njė thirrje pėr zgjim nga gjumi, mirėpo ky mision duhet tė pėrcillet nga veprat. Duke e bėrė mbrojtjen evropiane mė koherente, duke i fuqizuar lidhjet transatlantike dhe duke rritur edhe lidhjet qė ka NATO-ja me aktorėt e tjerė globalė, ėshtė mėnyra mė e mirė tė parandalohet qė kriza ekonomike tė kalojė nė krizė tė sigurisė. /rel/
Shkaqet e mospajtimit tė muslimanėve

Shkruan: Imam Muhamed Ebu Zehra
Mashtruesit e vetvetės dhe shkelėsit e vlerave tė popullit

Shkruan: Bahri ef.Sejdiu
Menēuria - Urtėsia

Shkruan:
Mr.Adnan Bėrbatovci
Kolonel Gadafi, kopje e Millosheviqit

Shkruan: Besart Shala
Ligjerata e mbajtur nė xhaminė Sulltan Mehmet Fatih,
me rastin e Fiter Bajramit

Shkruan: Bahri ef.Sejdiu
Rrushi dhe vetitė e tij shėruese
Shkruan: Mr.Idriz Xhigoli