Aktuale
IHT: Qasje e pandryshuar drejt paqes
27.05.2011
International Herald Tribune
Shkruan: Xhimi Karter, presidenti i 39-tė i Shteteve tė Bashkuara
Nuk ishte ndonjė politikė e re e Shteteve tė Bashkuara nė lidhje me kufijtė e Izraelit, e as ndonjė befasi pėr liderėt izraelitė, kur presidenti Obama tha: Kufijtė e Izraelit dhe tė Palestinės duhet tė bazohen nė vijat e vitit 1967, me kėmbime tė bashkėrenduara reciprokisht.
Rezoluta 242 e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, mė 22 nėntor tė vitit 1967, i dha fund luftės sė atij viti dhe u pranua nga tė gjitha palėt qė tė jetė bazė pėr marrėveshjen e paqes.
Thekset e saj kryesore janė: Ėshtė i papranueshėm pėrvetėsimi i territorit me luftė dhe Duhet tė bėhet tėrheqja e forcave tė armatosura izraelite nga territoret e pushtuara nė konfliktin e fundit. Kėto territore pėrfshinin Bregun Perėndimor, Gazėn e Jerusalemin Lindor, plus tokat qė i pėrkisnin Libanit, Egjiptit dhe Sirisė.
Mė 1978, nė Kamp David, kryeministri izraelit, Menahem Beigin, dhe presidenti i Egjiptit, Anvar Sadat, pranuan fjalėt nė vijim: Parimi bazė pėr zgjidhje paqėsore tė konfliktit midis Izraelit dhe fqinjėve tė tij, ėshtė Rezoluta 242 e OKB-sė, me tė gjitha pjesėt e saj.
Plani i Kuartetit Ndėrkombėtar pėr Paqe, nė prill tė vitit 2003, i mbėshtetur po ashtu nga ish-presidenti Xhorxh Bush, ka nisur me kėto fjalė: Njė zgjidhje, e negociuar midis palėve, do tė rezultojė me krijimin e njė shteti palestinez, tė pavarur dhe demokratik, nė paqe me Izraelin dhe fqinjėt e tjerė. Marrėveshja do tė zgjidhė konfliktin izraelito-palestinez dhe do ti japė fund pushtimit qė filloi nė vitin 1967.
Pėrveē kėsaj, tė 23 vendet arabe dhe 56 vendet islamike kanė ofruar paqe dhe marrėdhėnie normale me Izraelin, por i kanė bėrė thirrje atij tė pranojė tėrheqjen e plotė tė trupave nga tė gjitha territoret e okupuara qė nga viti 1967.
Tė gjitha kėto deklarata supozojnė se Izraeli mund tė jetojė nė paqe me kufij tė njohur ndėrkombėtarisht, por duke mos pėrfshirė territoret e pushtuara gjatė luftės sė 1967-ės. Izraeli u tėrhoq nga Sinai i Egjiptit si rezultat i marrėveshjes paqėsore tė vitit 1979, por ende mban njė territor nė Siri, Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perėndimor.
Pėr mė se tre dekada, pushtimi i tokės arabe nga Izraeli ka qenė ēėshtja kryesore e pazgjidhur. Thėnė thjesht, Izraeli duhet tė heqė dorė nga pushtimi i tokave nė kėmbim tė paqes.
Dy zhvillime tė fundit kanė shtuar nxitimin nė procesin paqėsor: lėvizja pėr tė bashkuar fraksionet kryesore palestineze, nė mėnyrė qė ata tė mund tė negociojnė njėzėri, si dhe votimi i mundshėm nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara pėr tė njohur Palestinėn si shtet. Ėshtė e mundur qė 150 anėtarėt e OKB-sė janė pėrgatitur pėr njė hap tė tillė.
E vetmja alternativė e mundshme e paqes janė negociatat, ku ēėshtja kryesore do tė mbetej e njėjtė: Gatishmėria e Izraelit pėr tu tėrhequr nga territoret e pushtuara, me pėrjashtim tė kėmbimeve tė vogla, pėr tė cilat ishte rėnė dakord me palestinezėt. /rel/