Kėshilli i Bashkėsisė Islame - Prishtinė
Bashkėsia Islame e Republikės sė Kosovės
KOLUMNE__________________________________________________
Shkaqet e mospajtimit tė Muslimanėve
Autor: Imam Muhamed Ebu Zehra

-Muslimanėt patėn mospajtime nė shumė fusha apo drejtime, pėrfshirė atė tė besimit, politike dhe atė tė Fikhut- Jurisprudencės. Para se tė sqarojmė shkaqet e kėtyre mospajtimeve, e shohim tė udhės ti potencojmė dy ēėshtje:
  1.Ta kemi me dije se ky mospajtim nuk e preku thelbin e fesė, pra nuk ishte mospajtim rreth njėsueshmėrisė sė Zotit xh.sh. dhe dėshmisė se Muhamedi a.s. ėshtė i dėrguar i Tij. Gjithashtu as nė atė se Kur'ani zbriti prej Allahut xh.sh , dhe se ai konsiderohet mrekulli e Pejgamberit a.s., dhe as nė faktin se Kur'ani u transmetua nė mėnyrė zingjirore (me shkrim dhe gojarisht- shen.i perkth), tė cilin e transmetuan gjeneratat islame, gjeneratė pas gjenerate. Mospajtimet gjithashtu nuk kishin tė bėjnė me bazat e obligimeve fetare dhe kryerjes sė tyre siq janė, pesė namazet ditore, Zeqati, Haxhi, Agjerimi. Me fjalė tjera ky mospajtim apo kundėrthėnie nuk preku asnjė shtyllė tė fesė islame, apo gjera dhe cėshtje te pakontestuara nga feja siq janė, Ndalimi i alkoolit, mishit tė derrit, coftinės, apo rregullave tė pėrgjithshme tė trashėgimisė. Por mospajtimi kishte tė bėnte me gjėra tjera tė cilat nuk prekun shtyllat e fesė apo bazamentet e pėrgjithshme.
  2. Ky mospajtim, padyshim ishte negativ sa i pėrket qasjes rreth disa ēėshtjeve tė besimit dhe tė politikės. Buhariu r.a. transmeton nga Zejneb bintil Xhahshi tė ketė thėnė:
" U zgjua Pejgamberia a.s. nga gjumi, i skuqur nė fytyrė duke thėnė: Nuk ka Zot tjetėr pėrvec Allahut. Mjerė pėr arabėt prej njė sherri qė veq ėshtė afruar" Me kėto fjalė Muhamedi a.s. veq aludoi nė mospajtimet qe ndodhėn nė mes muslimanėve pas tij.
Gjithashtu transmeton se Muhamedi a.s. ka thėne:
" Jehuditė u ndanė nė 71 grupe, tė krishterėt nė 72, ndėrkaq ymeti im do tė ndahet nė 73 sosh."
Dijetarėt e synetit- hadithologėt kanė vlerėsuar saktėsinė e kėtij hadithi i cili ėshtė transmetua nė disa forma tė ndryshme. Mukbeliu nė librin e tij me emrin " Dija e lartė" thotė:
- Hadithi qė bėnė fjalė rreth ndarjes se ymetit nė 73 grupe, transmetimet e tij janė tė shumta, ato e perforcojnė njėra tjetrėn deri nė atė masė , sa qė nuk tė mbetet asnjė fije dyshimi nė thelbin e kuptimit tė tij."
Nėse ndarja apo mospajtimi rreth cėshtjeve tė besimit nė pargjithėsi ka qenė negative, nė aspektin tejtėr detyrohemi tė pranojme faktin se mospajtimet ne fushen e Fikhut- Jurisprudences, lidhur me atė qė nuk ka ardhė drejpėrdrejt nė kur'an apo Synet, kjo nuk konsiderohet si negative. Por kjo gjė ka shtyrė dijetarėt nė studime tė thella rreth kuptimeve tė Kuranit dhe Hadithit nga ajo qė rezulton nė krahasimet prej tyre. NUk ka qenė ndarje apo perqarje, por vetėm mospajtim nė mendim. Cdo Fakih- jurist islam, ėsht sherbyer me mendimet mė tė mira qė ka arritur Paraardhėsi i tij, duke pėlqyer me ato mendime, apo nganjėhere edhe duke mos pajtuar me to.Omer ibn Abdulazizi r.a. e gėzonin mospajtimet e sahabeve nė ceshtjet dytėsore- sekondare, prandaj thoshte:
" Nuk dua qė shokėt e Muhamedit a.s. tė kenė tė njėjtin mendim, sepse sikur tė ishin kėshtu, njerėzit nuk do tė kishin alternativė tjetėr. Ata konsiderohen Imamė, tė cilėt pasohen nga njerėzit. Ndaj nėse dikush i pėrmbahet fjalės sė dikujt prej tyre-sahabeve , kjo konsiderohet synet"
Kėtu dikush pyet: Pse muslimanėt kishin kundėrthenie pas Muhamedit a.s., kur ai i la ata nė rrugė tė drejtė, nata sikurse dita, dhe u la atyre atė qė nėse i pėrmbahen nuk do tė humbin kurrė, Librin e Allahut dhe Synetin e tij a.s. Pėrgjegjja rreth kėsaj pyetje qėndron nė atė se shkaqet e kundėrthėnieve ishin tė shumta. Mospajtimet ndahen nė dy grupe:
  a. Mospajtime qė nuk ndikuan nė ndarjen e ymetit dhe se dėmi i saj nuk ishte efektiv.
  b. Mospajtime tė cilat e ndanė ymetin dhe e shpartalluan bashkimin e tij. Ky lloj i mospajtimit i takon fushės politike dhe asaj tė pushtetit.
Po i pėrmendim disa shkaqe tė tilla tė mospajtimeve:
 

1.Nacionalizmi arab

- Nacionalizmi gjithherė konsiderohet shkak i kundėrthėnies, apo thėnė troq ai ėshtė thelbi i mospajtimit qė ēoi deri te ndarja e ymetit.Vėrtet Islami pėrmes Kuranit fisnik dhe Synetit tė ndershėm tė Muhamedit a.s. e luftoi nacionalizmin. Shembull kemi ajetin Kuranor.
"O ju njerėz! Vėrtet Ne ju krijuam prej nja mashkulli dhe njė femreje, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni mes vete, mė i miri nga ju ėshtė ai mė i devotshmi.."
Gjithashtu kemi fjalėn e Pejgamberit a.s. i cili thotė:
" Nuk ėshtė prej neve ai i cili thėrret nė nacionalizėm" Apo hadithi tjetėr. " Tė gjithė ju jeni prej Ademit, ndėrkqa Ademi ėshtė krijuar nga dheu. Nuk ka pėrparsi arabi ndaj joarabit pėrveq se me devotshmėri"
Nacionalizmi u zhduk nė kohėn e Muhamedit a.s. me kėto detaje tė qarta, dhe vazhdoi tė mbete kėshtu deri nė kohėn e Halifit Osman ibn Affan r.a. Pastaj u shfaq nė fund tė sundimit tė tij me njė forcė tepėr tė vrazhėd. Shfaqja e tij sė pari ndikoi nė pėrqarjet nė mes Emevive dhe Abasive, pastaj pėrcarjet nė mes Havarixhėve dhe tė tjerėve. Fiset nė tė cilat u pėrhapė drejtimi i Havarixhevė i takonin fiseve- Reb'ije, e jo atyre tė ashtuquajtura -Mudarije. KOnflikti nė mes kėtyre dy fiseve nė kohėn e injorancės ėshtė mė se i njohur. Kur erdhi Islami i zhduki kėto konflikte, derisa ato u shfaqėn nėn maskėn e Havarixhėve.


2.Konflikti rreth Hilafetit- Pushtetit

Prej shkaqeve thelbėsore tė cilat ndikuan nė shfaqjen e konfliktit politik, eshtė i njohur edhe fakti se kush nga muslimanėt ka pėrparėsi nė marrjen e pushtetit pas Pejgambesit a.s. Ky lloj i kundėrthėnies u shfaq menjėherė pas vdekjes sė Muhamedit a.s.
Ensarėt thanė : Ne e strehuam dhe i ndihmuam Muhamedit a.s.dhe padyshim se ne kemi pereparėsi nė marrjen e pushtetit pas tij. Muhaxhirėt thanė: Ne jemi tė parėt nė ISlam dhe ne kemi mė shumė tė drejtė nė marrjen e pushtetit. Por Imani i palėkundur i Ensarėve-Medinasve e zgjodhi problemin, pa ndonjė efekt negativ. Pas njė kohe mospajtimet rreth pushtetit filluan tė nxehen. Kush ėshtė mė meritori pėr Hilafet-pushtet? A do tė jetė prej fisit Kurejshit nė pėrgjithėsi , apo vetėm nga fėmijėt e Aliut r.a., apo mund te jetė nga tė gjithė muslimanėt pa dallim nga fisi nė fis apo shtėpia nė shtėpi. Tė gjithė janė tė barabartė para Allahut xh.sh. i Cili nė Kuran thotė:
"Mė i ndershmi nga ju te Allahu ėshtė mė i devotshmi juaj"
Ndėrkaq Muhamedi a.s. thotė: " Nuk ka pėrparėsi arabi nga jo arabi, pėrveq se me devotshmėri" Dhe kėshtu muslimanėt u ndanė nė drejtime dhe grupe tė ndryshe si nė Haravrixhė, Shia, dhe nė drejtime tjera.


3. Fqinjėsia e Muslimanėve me shumė pjestarė tė feve tė vjetra - dhe kalimi i disa prej tyre nė Islam

Shumė nga pjesėtarėt e feve tė vjetra pėrqafuan Islamin, siq janė : Jehuditė, tė krishterėt dhe Mexhusėt. Tė gjithė kėta pjestarė tė kėtyre feve ende nė kokat e tyre mbanin mendime dhe ide tė fevė tė vjetra tė cilat mbizorronin ndjenjat e tyre. kėshtu qė tė vėrtetat e Islamit i trajtonin nė dritėn e besimeve tė vjetra. Ata ngjallėn polemikėn nė mesin e muslimanėve ashtu si nė fetė e tyre rreth detyrimit tė Robit,apo lirisė sė tij apsolute, rreth cilesive tė Zotit xh.sh., rreth asaj se a janė cilėsitė dicka tjetėr nga qenia apo ato dhe qenia janė njė.
Por duhet tė pranojmė faktin se perveq kėtij grupi , kishte tė atillė tė cilėt pėrqafuan Islamin me sinqeritet, por akoma nė kokat e tyre qarkullonin ide tė mbetura nga fetė e vjetra. Kishte tė tjerė tė cilėt hynė nė Islam haptazi, dhe nė anėn tjetėr nė brendinė e tyre fshehėn dicka tjetėr. Kalimi i tyre nė Islam kishtė pėr qėllim qė tė vėrtetat e fesė sė musliamnave tė devijoheshin me futjen e mendimeve dhe ideve tė devijuara. Mu pėr kėtė hasim nė tė atillė tė cilėt ne mesin e shoqėrisė Islame pėrhapėn ide tepėr kundėrthėnėse, ashtu siq vepruan ateistėt dhe tė devijuarit e tjerė. Lidhur me kėtė kontest , Dijetari i njohur Ibn Hazm Endelusi thotė:
" Realiteti i shfaqjes sė shumicės sė kėtryre grupeve dhe drejtimeve fetare qėndron nė atė se Persianėt kanė qenė nėn mbretėri dhe kishin sundim mbi popujt tjerė. Ata gjithmonė e shihnin vetėn madhėshtorė sa qė vetėn e quanin tė lirė apo djem, duke i konsideruar tė gjithė njerėzit tjerė robėr tė tyre. Kur u sprovuan me humbjen e perandorisė sė tyre nga ana e arabėve muslimanė, e qė arabėt nė tė kaluarėn mė sė paku rrezikonin Persinė. Pas kėsaj etape ēėshtjet e zmadhuan dhe pikėllimi u shtua dyfish pėr persianėt, sa qė vazhduan me intriga ndaj islamit kohė pas kohe. Cdoherė kur vepronin kėshtu Allahu e ndihmonte tė vėrtetėn- Islamin. Njė pjesė e tyre e pranuan Islamin dhe anuan nė shfaqjen e dashurisė ndaj familjes sė Pejgamberit a.s. dhe e shpifėn padrejtėsinė e sahabėve ndaj Aliut r.a. derisa i larguan njerėzit nga Islami."
Ky shpjegim edhe pse shumė shkurtimisht u pėrmend nė kėtė shembull pėr shiizmin e devijuar, ashtu siq veprian Sebijėt- pasuesit e Abdullah ibn Sebeit. Ky gjithashtu pėrkon dhe pėrputhet me shumė grupe tjera. Nė ēdo grupacion - frakcion kanė ekzistuar njerėz tė tillė si p.sh. Ibn Ravandi, te Mutezilėt, Mushebehėt, Muxhesimėn , e shumė fraksione tjera.


4. Pėrkthimi i Filozofisė (Greke)

Pėrkthimi i filozofisė konsideihet gjithashtu prej shkaqeve tė mospajtimit dhe kundėrthenieve , ku ndikimi i saj ishtė mė se i theksuar. Kjo sepse ideologjinė islame e pushtuan shumė nga rymat filozofike dhe ideologjive e drejtimeve tė vjetra nė fushėn e Universit, materies dhe idealizmit. Si pasoj e kėsaj nė skenė u shfaqėn dijetarė Islam tė cilėt u pajisėn me kėto ide dhe e trasuan rrugėn e Filozofėve klasik. Nė kohėn e Abasive u shfaqėn nė skenė personalitete qė vėnin nė spikamė dyshimin, metodikė kjo e ngjashme me Sufistianėt tė cilėt u paraqitėn dikur nė Greqi dhe Romė. Pėr kėtė drejtim lindėn mendime tė ndryshme. Ndikimi i tij synonte ideologjinė islame dhe tė menduarit e saj, sa qė hasim nė mendimtarė tė cilėt temat e besimit islam i trajtojnė dhe i spjegojnė sipas logjikės filozofike. Ashtu siq ėrejmė te fraksioni i Mutezilės tė cilėt trasuan metodikat e filozofėve nė argumentimin e besimit islam. Ilmul kelami- Akaidi sipas metodikes sė Mutezilėve , Dijetarėt e Ehli Synetit lidhur mė kėtė thonė: Mėsimet e tyre nuk janė tjetėr pos studime tė pastėrta logjike, njė tėrėsi e krahasimeve logjike dhe rezultateve filozofike.


5. Qasja dhe hulumtimi i shumė gjėrave kontradiktore

Vėrtet dijetarėt dhe doajenėt e ideologjisė filozofike nga mesi i dijetarėve ISlam nė argumentimin e bazave tė fesė, i shtyri ata nė studimin e disa cėshtjeve ku mendja e njeriut nuk mund tė arrijė nė rezultate finale dhe tė definuara mirė, siq ėshtė argumentimi i cilėsive tė Zotit xh.sh. apo mohimi i tyre, cėshtja e mundėsive tė njeriut kundrejt mundėsive tė Zotit, e shume cėshtje tjera. Marrja me kėto gjera e hapė njė derė tė gjerė tė kundėrthėnieve. Kjo sepse ndryshojnė mendimet, metodikat, dhe cdo drejtim apo grup e kundėrshton tjetrin. Dhe ndoshta shumica e cėshtjeve rreth tė cilave kanė has nė kundėrshtim dijetarėt e Akaidit-Ilmul elamit kanė qenė tė kėsaj natyre.


6. Tregimet - Hikajet

Tregimet apo Meselet u shfaqėn nė kohėn e Osmanit r.a. Aliu r.a. i urrente ato sa qė njė herė e nxori jashtė xhamie atė qė tregonte. Keto tregime mbushnin veshėt e njerėzve me legjenda dhe gėnjeshtra, qė disa prej tyre ishin tė marrura nga fetė e kaluara pas devijimit tė tyre. Nė kohėn e Emevive u shtua numri i Treguesve te Meseleve ku disa prej tyre ishin tė dobishme, por shumica e tyre ishin negative. Kėto tregime ndoshta janė edhe shkak nė pėrfshirjen e israilijateve nė librat e tefsirit, tė historisė islame etj. Tregimet nė tė gjitha aspektet qė u shfaqėn nė atė kohė ishin tregime dhe ide jo te pjekura qė tregoheshin nė tubime tė ndryshme. Dhe ėshtė mė se normale qė tė lind kundėrthėnia pėr shkak tė tyre., posaqėrisht nesė tregimtari e pėrkrah ndonjė formues tė drejtimit, apo ndonjė lider ndonjė ide apo edhe vetė Sulltanin. Ndėrkaq tjetri e pėrkrah dikė tjetėr, e ky mospajtim arrinė nė masė, dhe pėrfundon keq. E shumė gjera tė tilla kanė ndodhur nė kohė tė ndryshme nė mes muslimanėve.



7. Prezenca e ajeteve jo tė qarta nė Kuranin Fisnik

Thotė Zoti xh.sh. "Ai ėshtė qė ta zbriti librin ty e qė nė tė ka ajete tė qarta dhe ato janė bazė e librit, e ka tė tjerė qė nuk janė krejtėsisht tė qartė( muteshabih). E ata qė nė zemrat e tyre kanė anim kah e shtrembėta, ata gjurmojnė atė qė nuk ėshtė krejt e qartė pėr tė shkaktuar huti, e kinse e kėrkojnė komentin e tyre. Po , pos Allahut askush nuk e di domethėnien e tyretė saktė. Dijetarėt e pajisur me dituri thonė: Ne u kemi besuar atij( atyre qė janė tė paqarta), tė gjitha janė nga Zoti ynė! Por kėtė e kuptojnė vetėm ata qė janė tė zotėt e mendjes." Ali Imarn 7.
Me kėtė ajet qartėsohet prezenca e ajeteve jo krejtėsisht tė qarta nė Kuranin Fisnik, nė mėnyrė qė Zoti xh.sh. tė sprovojė fuqinė e besimit te besimtarėt. Prezenca e kėtyre ajeteve ishtė shkak i divergjencave - mospajtimeve tė dijetarėve rreth ajeteve tė paqarta n Kuranin Fisnik. Njė shumicė e tyre u orvatėn ti sqarojnė ato dhe tė arrijnė nė kuptimin e vėrtet tė tyre. Por ata hasėn nė mospajtime tė theksueshme. Prej dijetarėve kishte tė atillė tė cilėt dėshiruan tė vėnin njė perde nė mes tyre dhe ajeteve tė paqarta, ndaj ata nuk u morėn me komentimin e tyre , por kur hasėn nė to u ndalėn duke thėnė:
" Zoti ynė, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mėshirėn Tėnde, pse vetėm Ti je dhurues i madh" Ali Imran 8.


8. Nxjerrja e ligjeve tė Sheriatit

- Burimi i pastėr i kėsaj legjislature ėshtė libri i Allahut dhe syneti i Pejgamberit a.s.. Tekstet hyjnore mund tė pėrfundojnė, por ndodhitė dhe ngjarjet nuk perfundojnė. Kėshtu qė ishtė mė se e domosdoshme nxjerrja e dispozitave tė sheriatit pėr cdo ndodhi apo dukuri. Tekstet , edhe pse i pėrfshijnė dispozitat e pėrgjithshme, nuk pėrputhen me ato dispozita tė vecanta me tekst. Ndaj ishte mė se e nevojshme definimi i tyre pėrmes hulumtimeve . Kėshtu qė metodikat u degėzuan nė definimin e dispozitave ndėr hulumtuesit apo juristėt Islam. Cdo njėri prej tyre e mori pėr bazė atė mendim duke u bazuar nė logjikėn dhe krahasimet e tija tė bėra prej ndonjė hadithi , apo prej gjurmėve tė ndonjė sahabiu , sipsas kushteve tė parashtruara nga vetė ai. Duhet ta kemi parasysh se mospajtimi i cili rezultoi nga kjo nxjerrje e ligjeve nuk ishte i rrezikshėm, por ishte njė veprim i lavdėruar dhe njė rezultat i suksesshėm. Kjo pėr arsye se nga shumė ide tė ndryshme , ajo ēka mund tė nxirren prej tyre, u formulua njė legjislaturė apo kushtetutė e pėrkryer, qė barazohet me ligjet mė tė pėrkryera tė pėrpiluara, dhe me drejtimin mė tė drejtė.ato janė mė tė fuqishme nė pėrballjen me kohėn dhe nė pėrshtatjen me natyrshmėrinė njerėzore.


Pėrfundim
Pėrmasa e mospajtimit nė mes muslimanėve.
Kėto ishin disa nga shkaqet e mospajtimit, por gjithmonė shfaqja dhe faktorėt qė ndikuan nė shfaqjen e tij mund tė kenė nėj prapavij tė fshehur. Disa prej kėtyre faktorėve mund ti vėrejė hulumtuesi dhe disa prej tre mund edhe ti fshihen historisė. Shkaku kryesor i kėtyre faktorėve mund tė jetė ndonjė dukuri e pjesėrishme pas sė cilės lindin mospajtime rreth ēėshtjeve tė mėdha. Dhe padyshim, kur shpirtėrat pėrplasen, plagėt hapen dhe mendimet largohen.


_____________________________

Shėnim: Autori ėshtė profesor me renome, nė Universitetin e Az'hari Sherifit, nė Kajro

Shqipėroi nga gjuha arabe: Mr.Adnan Berbatovci

Marrė nga libri Te’rihul Medhahibul Islamijti


Pse katėr medhhebet?

© Kėshilli i Bashkėsisė Islame - Prishtinė 2009-2011. Tė gjitha ė drejtat tė rezervuara ®
Lexo
Kur'an online

Dėgjo
    Kur'an
        online
PDF

Nė Gjuhėn Shqipe
Fortėsia e besimtarit dhe qėndrueshmėria e tij
Intelektual tė shquar shqiptar nė mediat arabe

Emancipimi i femrės pėrmes islamit
GRUAJA NĖ ISLAM

SHĖNDETI
Ushqimet e preferuara tė Muhamedit a.s.

Hafėz Ibrahim Dalliu
Komentimi i Istiadhes